Msc. Irini Dibra është pedagoge në departamentin e Gjermanistikës, fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 2016.
Ajo ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e “Praktikës gjuhësore” dhe titullare në lëndët “Praktikë gjuhësore”, “Koncepte bazë të Gjermanistikës”, “Hyrje në shkencën e letërsisë”. Ka marrë pjesë në konferenca dhe publikime kombëtare e ndërkombëtare. Interesat e saj kërkimore përfshijnë gjuhën, letërsinë dhe kulturën e vendeve gjermanishtfolëse.
Publikimet kryesore:
Prill 2018 - Artikull në Buletinin Shkencor të FSHSH Shkodër, me titull "Analizë e vlerave në veprën Vuajtjet e djaloshit Verter"
Shtator 2020 - Kumtesë në Konferencën Ndërkombëtare ECLSS me titull "Përvetësimi i instruktuar i gjuhës së dytë tek të rriturit", Kyrenia Qipro
Shkurt 2026 – Kumtesë në Konferencën Ndërkombëtare ECLSS me titull "Gustav Meyer mes filologut dhe eseistit", Bukuresht, Rumani