Ilda Hoxha (Selmani) është pedagoge në Departamentin e Gjermanistikës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, që nga viti 2015. Ajo është diplomuar në degën e Gjermanistikës si Specialist dhe Mësues i Gjuhës Gjermane. Ka përfunduar studimet në Master i Shkencave në Përkthim Teknik-Letrar dhe Interpretim, në Departamentin e Gjuhës Gjermane pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Ndjek studimet doktorale për fitimin e gradës shkencore “Doktor”, pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Ka përvojë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e gjuhësisë dhe përkthimit tekniko-letrar. Është titullare e lëndëve Hyrje në Gjuhësi dhe Përkthim e Interpretim. Ka marrë pjesë në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka kontribuar me publikime në fushën e gjuhësisë dhe albanologjisë. Interesat e saj kërkimore përfshijnë gjuhësinë, kontributin e albanologëve gjermanishtfolës në studimet shqiptare, gjuhësinë krahasuese dhe studimet e përkthimit.
Publikimet kryesore:
- Hoxha, I., & Bushati, E. (2026). Cultural Conceptualisation in Northern Albanian Gheg: Karl Steinmetz in a Diachronic Perspective and Youth Questionnaire Data. Humanities (MDPI). DOI: 10.3390/h15010015. ISSN: 2076-0787.
- Hoxha, I. (2025). Steinmetz’s Dictionary and its Structure – The Linguistic Area of the Lexicon. Academic Journal of Business, Administration, Law and Social Sciences. DOI: 10.2478/ajbals-2025-0027. ISSN: 2410-8693..