• Ankesa

Prof. Asoc. Dr. Florian BJANKU

florian.bjanku@unishk.edu.al​​​​​​​

Prof. asoc. dr. Florian Bjanku është pedagog me kohë të plotë në Departamentin e të Drejtës Civile, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 2014. Ai është titullar i lëndëve “E drejtë civile” dhe “E drejtë e procedurës civile”.

Ka përfunduar studimet universitare në Shkodër, Masterin në Studime Evropiane dhe ka fituar gradën shkencore “Doktor” në drejtësi nga Universiteti i Tiranës me një tezë mbi të drejtën e pronës në raport me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Në vitin 2015 ka fituar titullin akademik “Profesor i Asociuar” nga Universiteti i Tiranës.

Ka një përvojë të gjatë akademike dhe administrative në arsimin e lartë. Përveç angazhimit të tij në programet e fakultetit, ka kontribuar gjerësisht në mësimdhënie përmes cikleve leksionesh, mentorimesh, module të posaçme trajnimi dhe bashkëpunimesh me institucione të tjera arsimore brenda dhe jashtë vendit.

Aktualisht është edhe anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër, i Këshillit të Etikës në USH, Dhomës së Avokatisë, si dhe pjesëmarrës si ekspert në Platformën e Partneritetit për Integrimin Evropian (PPIE), Kapitulli 25 “Shkenca dhe Kërkimi Shkencor”.

Publikimet kryesore

  1. Çështja e pronave në Shqipëri: Sfida me shtetin ligjor dhe të drejtat e njeriut, monografi, 2013
  2. Kolë Thaçi, shtetari poet, monografi (bashkëautor), 2024
  3. The right of land property in Albania after 1990 and unresolved issues, 2011
  4. The impact of national and international debate in Albania on the jurisdiction of the ICC, 2014
  5. Acquisitive prescription in view of the right to property and legal certainty, 2017

Projekte të fituara

  1. Koordinator akademik në projektin “Laboratori i Zhvillimit Njërëzor”, UNDP – viti 2011
  2. Gjyqi Simulues – 2025, projekt i zhvilluar me studentë dhe përfaqësues të Dhomës së Avokatisë Shkodër