Dr. Xhuana Abazi është pedagoge me kohë të plotë pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, që prej vitit 2016, ku ligjëron në fushën e së drejtës për mbrojtje sociale, të drejtës tregtare dhe civile. Ajo ka përfunduar studimet e doktoratës në Qeverisje dhe Administratë Publike, me fokus në rolin e institucioneve publike në mirëqenien sociale dhe qeverisjen vendore, përmes një studimi rasti mbi Bashkinë Shkodër. Fushat e saj të ekspertizës përfshijnë qeverisjen dhe administratën publike, politikat e mbrojtjes sociale, transparencën dhe përgjegjshmërinë institucionale, si dhe analizën ligjore të vendimmarrjen në nivel lokal dhe harmonizimin e legjislacionit me standardet evropiane.
Ajo është anëtare e disa COST Actions evropiane, ku kontribuon në kërkim shkencor, bashkëpunime ndërkombëtare në fushën e qeverisjes, shërbimeve publike dhe politikave sociale. Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është autore e disa botimeve shkencore në revista dhe volume ndërkombëtare, të fokusuara në sistemet e mbrojtjes sociale, të drejtën publike dhe sfidat e qeverisjes bashkëkohore.
Në angazhimin e saj akademik dhe institucional, ajo ka qenë pjese e grupit të punë në dy projekte edukative të përfunduara me sukses, përfshirë organizimin e Mock Trial në të Drejtën Civile në bashkëpunim me Dhomën e Avokatisë dhe realizimin e Law School mbi të Drejtat e Fëmijëve dhe Standardet Evropiane. Paralelisht, ajo është e angazhuar si Co-Lead në një projekt kërkimor shkencor universitar mbi Standardin Minimal Jetik dhe Ndihmën Ekonomike, i cili ka nisur zbatimin këtë vit dhe është aktualisht në proces zhvillimi.
Publikimet kryesore:
- Abazi, Xh. (2025). Adapting Albania’s Social Protection System to European Standards: A Closer Sight at Legal and Institutional Change. European Journal of Economics, Law and Social Sciences, Vol. 9, No. 2, pp. 54–69. De Gruyter.
- Abazi, Xh. (2025). Regulating Social Welfare Systems in International Law: A Comparative Analysis of Legal Challenges Across Diverse Frameworks. Academic Journal of Business, Administration, Law and Social Sciences, Vol. 11, No. 2. De Gruyter.
- Abazi, Xh., & Zendeli, F. (2024). The Role of Public Institutions in the Social Protection System in Albania: Legal Public Administration Aspects of Welfare Growing. Në Proceedings of the First Regional Conference “Exploring Dimensions of Public Management, Policy and Administration Across Diverse Sectors”, SEEU, Tetovë, Maqedonia e Veriut.
- Abazi, Xh., & Zendeli, F. (2024). Identifying Legal and Social Challenges of Social Protection Systems in Europe. Në Proceedings of the V International Scientific Conference on Legal Sciences “Legal and Social Changes in Europe, Situation and Perspectives”, SEEU, Tetovë, Maqedonia e Veriut.