• Ankesa

Dr. Idlir DUHANXHI

idlir.duhanxhi@unishk.edu.al

Dr. Idlir Duhanxhi, është pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë - Departamenti i të Drejtës Civile, Universiteti i Shkodrës “L. Gurakuqi” që nga viti 2005.

Ai ka eksperiencë të gjatë në mësimdhënie dhe zhvillimin akademik, si dhe kërkimin shkencor kryesisht në fushën e të drejtës civile. Ka qenë titullar i lëndës “E drejtë procedural civile”, fushë në të cilën ka mbrojtur dhe gradën Doktor, pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Aktualisht është titullar në lëndën “E drejtë biznesi”.

Ai ka mbaruar studimet universitare pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Shkodrës “L. Gurakuqi” në vitin 1998. Studimet master i përfundoi në Universitetin e Salentos, Itali në vitin 2001, ku nuk ka munguar aktiviteti dhe bashkëpunimi i mëpasshëm kërkimor. Rrugëtimin e tij në aktivitetin akademik, nuk e ka ndarë nga praktika gjyqësore, duke krijuar eksperiencë të gjerë në profesionin e avokatisë.

Dr. Idlir Duhanxhi është autor i një sërë punimesh shkencore, monografi në fushën e së drejtës, pjesëmarrës në disa projekte aktuale etj.

Gjatë aktivitetit në universitet ka qenë i angazhuar në një sërë pozicionesh administrative si në nivel fakulteti apo universiteti. Ka qenë Drejtor i Departamentit të të Drejtës Civile (FD), anëtar i Këshillit të Administrimit të Universitetit të Shkodrës për një periudhë 3 vjeçare dhe për një periudhë disa mujore edhe kryetar i këtij këshilli.