• Ankesa

Dr. Eugena BARI (Bisha)

eugena.bisha@unishk.edu.a

Dr. Eugena Bari (Bisha) është pedagoge me kohë të plotë në Fakultetin e Drejtësisë, duke filluar nga viti 2016 e në vazhdim dhe njëkohësisht që prej muajit janar 2021 ushtron funksionin e drejtores së Departamentit të së Drejtës Civile.

Profili i saj akademik dhe kërkimor është i fokusuar në fushën e të drejtës civile dhe familjare. Në vitin 2017 ka mbrojtur punimin e doktoraturës me titull “Birësimi i të miturve nën dritën e zhvillimeve të reja në Shqipëri dhe në Europë”.

Znj.Bisha në kuadër të projekteve të ndryshme ndërkombëtare ka mbajtur leksione në Universitete apo organizata të ndryshme  në vendet e BE-së.

Ajo ka kryer brenda dhe jashtë vendit trajnime dhe studime post-universitare të ndryshme në fushën e drejtësisë.

Ndër të tjera ka mbajtur pozicionin e anëtares së Komisionit Institucional të Akreditimit dhe  Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në USH.

Është autore dhe bashkëautore e disa punimeve shkencore të botuara në revista kombëtare dhe ndërkombëtare.

Publikimet kryesore:

  1. Constructing Children’s Digital Identity: A Private Law Perspective

https://doi.org/10.33422/fshconf.v3i1.1305, 7th International Conference on Future of Social Sciences and Humanities, Amsterdam, Hollandë

  1. Annulment and revocation of intercountry adoption.

International Scientific Conference on Education & Humanities, Vjenë, Austri, ISSN 2167-3179 USA

Projekte të fituara:

  1. “Shkolla e Ligjit”-kordinatore
  2. “Minimumi jetik dhe mbrotja sociale në kushtet e ndihmës ekonomike: një analizë juridike dhe empirike e marrëdhënieve private”-bashkëkordinatore