
Konferencë Shkencore
Sfidat dhe Prespektivat e Zhvillimit të Turizmit të Qëndrueshëm
CONFTOUR 2025
4- 5 Shkurt 2025
Vendi: Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi"
Fakulteti Ekonomik i UNISHK me inisiativën e Departamentit të Turizmit në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, Universitetin Europian të Tiranës, Universitetin Mesdhetar, Universitetin’Aleksandër Moisiu” Durrës, Tirana Business University, Universitetin “Haxhi Zeka” Kosovë dhe me mbështetjen e Bashkisë Shkodër, projektit Read të AADF, organizon Konferencen Shkencore Ndëruniversitare “Sfidat dhe Prespektivat e Zhvillimit të Turizmit të qëndrueshëm” CONFTOUR 2025. Me këtë konferencë synojmë të nxisim lidhjet midis palëve të interesuara në zhvillimin e një turizmi te qëndrueshëm në një mjedis bashkëpunimi dhe shkëmbimi të ideve për zgjidhje inovative dhe praktika më të mira për menaxhimin efektiv të destinacioneve turistike, bizneseve turistike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të llojeve të turizmit, duke iu përgjigjur sfidave të sotme me njohuritë dhe ekspertizën që do sjellin në formësimin e së ardhmes së turizmit të qëndrueshëm në vendin tonë dhe rajon.
Kjo konferencë ka mbështetjen e projektit READ – AADF dhe vjen në serinë e disa konferencave shkencore, workshopeve dhe takimeve që Fakulteti Ekonomik i UNISHK ka organizuar në vite duke u fokusuar këtë rradhë në pjesëmarrjen dhe kontributin e brezit të parë të doktorantëve si pjesë e programit të ciklit të tretë që u hap në Fakultetin Ekonomik në vitin akademik 2022- 2023 në fushën “Eknomi dhe Turizëm i Qëndrueshëm”.
Objektivat e konferencës:
- Promovimi i zgjidhjeve inovative në përgjigje të sfidave për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm
- Inkurajimi i përdorimit të teknologjisë dhe inovacionit në funksion të sfidave me të cilat përballen sot bizneset turistike në kontekstin e zhvillimive ekonomik në territor.
- Forcimi i lidhjes midis institucioneve akademike, shencore, istitucioneve publike dhe zhvillimeve të bizneseve, duke e vlersuar turizmin si një sektor dinamik dhe motorr i zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.
Janë të ftuar të kontribuojnë dhe të marrin pjesë në këtë konferencë me punimet e tyre stafet akademike dhe shkencore, doktorantët, përfaqësues të biznesve turistike dhe aktorët e tjerë të këtij sektori
Fushat kryesore të prezantimeve:
Lista e mëposhtme mbulon disa nga temat që do të prezantohen në konferencë. Kumtesa mbi tema të tjera që lidhen me objektivat e konferencës janë gjithashtu të mirëseardhura.
- Menaxhimi i turizmit tё qёndrueshёm
- Planifikimi strategjik i destinacioneve turistike
- Ekonomiksi i Zhvillimit tё qёndrueshёm
- Ruajtja dhe menexhimi i biodiversitetit
- Sistemet e informacionit nё turizëm
- Ekonomiksi i ambjentit nё Turizem
- Menaxhimi i projekteve në turizmin e qëndrueshëm
- Sipërmarrja sociale dhe inovacioni
- Restaurim i qendrave urbane dhe i peisazhit historik
- Rikuperimi dhe rijetëzimi i monumenteve kulturore
- Menaxhimi i pasurisë kulturore
- Menaxhimi i kanalit tё shpёrndarjes nё mikpritje
- Diskursi nё turizёm
- Modele të qëndrueshme biznesi
- Menaxhimi i qëndrueshëm i turizmit në zonat rurale, bregdetare dhe malore
- Turizmi gastronomik, i errët
- Ndryshimet klimatike
- Transporti për turizëm
- Menaxhimi i mbrojtjes dhe sigurisë në destinacionet turistike
Important Dates:
Deadline for submission of Abstracts | 31 Janar 2025 |
Notification of acceptance of Abstracts |
|
Full paper submission for Proceedings | Java e fundit e Prillit 2025 |
Conference date | 4-5 Shkurt 2025 |
Place | Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi" (Albania) |
Pjesëmarrësit duhet të dërgojnë abstraktet e tyre, sipas Udhëzimeve, në adresën: conftour2024@unishk.edu.al.
Pjesëmarrja në konferencë është falas.
Gjuha e konferencës: Shqip, Anglisht.