Pranimet e studentëve të rinj 2024-2025

 

Eja dhe studio në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”!

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, me një histori të gjatë suksesi si institucioni i vetëm i arsimit të lartë në të gjithë Veriun, ofron një gamë të gjerë programesh studimi dhe mundësish shumë të mira për edukimin dhe përgatitjen tuaj profesionale në përputhje me kërkesat e sotme të tregut.

 

Pranë këtij Universiteti, ju do të mund të thelloni njohuritë dhe të përmbushni pasionet tuaja në fushën e shkencave të natyrës, shkencave sociale dhe arteve, shkencave të edukimit, në fushën e drejtësisë, në fushën e ekonomisë dhe biznesit, etj.

 

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” edhe këtë vit akademik 2024-2025 ofron programe studimi me prioritet kombëtar në arsim/mësuesi si dhe në shkenca natyrore.

 

Pëzgjidhni programet tona nga data 30 korrik 2024 deri më 04 gusht 2024! 

 

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ofron personel akademik të kualifikuar, programe të shumta studimi, që u përgjigjen kërkesave të tregut të punës, laboratorë të pajisur me mjete dhe teknologji moderne, bibliotekë shkencore me fond shumë të pasur, si dhe palestrën sportive.

 

Universiteti i Shkodrës ofron 73 programe studimi në 3 ciklet e studimit dhe programe karakter profesional apo të formimit të vazhduar.

  1. Cikli i parë - Bachelor (30 programe studimi)
  2. Cikli i dytë - Master i Shkencave (14 programe studimi) & Master Profesional (22 programe studimi)
  3. Program i Integruar i Ciklit të Dytë Master, i Shkencave (1 program studimi)
  4. Cikli i tretë - Doktoraturë (2 programe studimi)
  5. Program studimi i formimit të vazhduar (1 program studimi)
  6. Programe studimi me karakter profesional 2 vjeçare dhe 1 vjeçare (3 programe studimi)

 

Me të gjitha srtukturat dhe në të gjitha nivelet, Universiteti ynë mbështet aktivitetet kulturore, sportive, kërkimore- shkencore të studentëve.

 

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është partner në shumë programe të Bashkimit Evropian si Erasmus +, Credit Mobility KA107, IPACross Border, CEEPUS etj.

 

Gjatë viteve të fundit, mbi 100 studentë kanë realizuar mobilitetin e tyre me një semestër (6 muaj) në kuadër të Erasmus +, Credit Mobility në universitetet partnere europiane. 

 

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” respekton të drejtat e studentëve që u përkasin kategorive të veçanta dhe i mbështet ata gjatë procesit mësimor duke u lehtësuar aksesin në mësimdhënie dhe duke krijuar mjedise të përshtatshme që janë gjithnjë në përmirësim.

 

Biblioteka Shkencore  e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Universiteti i Shkodrës  ka  bibliotekë shkencore me një  fond me 150 mijë njësi bibliotekare. Biblioteka ofron për përdoruesit e saj një sërë shërbimesh e mjedisesh, si: informacion dhe huazim, sallë mediatike me 26 vende multimediale, tri salla leximi me 300 vende në total.  Sallat e bibliotekës  mundësojnë zhvillimin e një sërë aktivitetesh me karakter akademik, shkencor e promovues.

 

Palestra e Univesitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” studentëve u ofrohet edhe palestra e Universitetit,  jo vetëm për procesin mësimor në programet përkatëse të studimit, por edhe si mjedis në të cilin zhvillohen një sërë aktivitetesh argëtuese e sportive.  Ajo ka shumë mjedise dhe është e pajisur logjistikën e nevojshme.

Shoqata Sportive e Universitetit tonë i zhvillon aktivitetet në këto mjedise. Ajo është tashmë një tjetër instrument i gjallërimit të jetës studentore pranë Universitetit tonë.