• Ankesa

Prof. as. dr. Zamira Shkreli

zamira.shkreli@unishk.edu.al

Prof.as.dr. Zamira Shkreli ka lindur në qytetin e Shkodrës (22 maj 1977).

Përfundoi studimet e larta në Universitetin e Shkodrës, Fakulteti i Shkencave të Edukimit , në degën e mësuesisë “Mësues i ciklit të Ulët” në vitin 1998. Gjithashtu ka përfunduar studimet në Fakulteti në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, dega Gjuhë-Letërsi, më 2008. Zamira Shkreli ka mbrojtur tezën e doktoraturës “Përftimi dhe pasurimi i leksikut tek fëmijët parashkollorë. Është kërkuese shkencore pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike në periudhën 2014- e në vazhdim. Profili i saj akademik dhe kërkimor përfshin fushat e didaktikës dhe shkrimit akademik.”. Drejtore e Qendrës së Studimeve Albanologjike që nga viti 2020 -2024, 2024 -e në vazhdim. Anëtare Senati që nga viti 2024 e në vazhdim. Sekretare shkencore e redaksisë së Buletinit Shkencor të USH-së, Seria e Shkencave Shoqërore.
Anëtare në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare. Autore dhe bashkautore në disa artikuj shkencorë në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe ka referuar në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Autore e monografisë “Parashkollorët në njohjen e parë me gjuhën amtare” Bashkautore në botimin “Kolë Ashta- Fjalor i gjuhës së Ndre Mjedës”

Projekte të fituara: “Shtypi në Shkodër gjatë viteve 1913-1920” (AKSHISH)