• Ankesa

Dr. Erzen Koperaj

erzen.koperaj@unishk.edu.al

Dr. Erzen Koperaj është pedagog në Qendrën e Studimeve Albanologjike, fakulteti, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 2004.
Ai ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e gjuhësisë diakronike dhe titullar në lëndët “Histori e gjuhës shqipe”, “Albanologji”, “Filologji”. Ka marrë pjesë në projekte shkencore, konferenca dhe publikime kombëtare e ndërkombëtare. Interesat e tij kërkimore përfshijnë studimet mbi historinë e gjuhës shqipe.

Publikimet kryesore:

“Vendi i shqipes në veprën e Vitore Pisanit”, në Seminari XXXII Ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, Prishtinë, 2013, f.347-354, ISBN 978- 9951-00-163- 2.

“Formimi i paskajores dhe zhvillimi i saj në gjuhën shqipe (vështrim krahasues mbi qëndrimet për formimen e kësaj forme të pashtjelluar)”, në Kërkime gjuhësore, I, QSA, Tiranë, 2012, f.147-154. ISBN: 978- 9928-141-13-2.

“Metodat linguiste dhe ato të gjeografisë gjuhësore në veprën e Prof. Eqerem Çabejt” në “Studime Albanologjike I, Gjuhë”, Universiteti i Tiranës, 2008, fq.165-169.

“Tezat e reja mbi origjinën dhe përhapjen e popujve dhe gjuhëve indoevropiane, vendi i shqipes (rikthim në rezultatet e gjeografisë gjuhësore)”, në Kërkime gjuhësore, II, QSA, Tiranë, 2014, f.219-227, ISBN: 978- 9928-141-24-8.

“The Contribution of the Scholar Kolë Ashta to the Critical Publication of the Early Albanian Writers” në Albanische Forschungen,vol. 44, ISBN: 978-3-447-11391-5, Munich, 2019.

“The origine of participal suffixes in Albanian” në European Scientific Journal, ESJ, 11(11). Retrieved from eujournal.org/index.php/esj/article/view/5455

Projekte të fituara:

“Shtypi në Shkodër gjatë viteve 1913-1920” (AKSHISH)