Brikena Smajli është poete, kërkuese shkencore dhe lektore në Qendrën e Studimeve Albanologjike ku jep lëndët Letërsi e krahasuar dhe Letërsi shqipe. Gjatë viteve ajo lektruar Analizën e Ligjërimit, Estetikën e Komunikimit, Hyrje në Semiotikë dhe Studime Përkthimi. Poezia e saj, e antologjizuar dhe e botuar në gjuhën frënge, gjermane, angleze, malazeze dhe polake është përmbledhur në Të fundit vdesin ulkonjat (1997) dhe Përditë ndërtoj shtëpi me ashkla (2009). Ajo ka doktoruar në Studime Letrare në Akademinë e Studimeve Albanologjike, me fokus poetikën e krahasuar dhe mitokritikën, të pasqyruara në librin e saj Simbolikë mitike e Krijimit dhe e Kërkimit: poezi shqipe – poezi europiane. Dr. Smajli është anëtare Shoqatës Europiane të Letërsisë së Krahasuar (ESCL), si dhe anëtare e komitetit drejtues të Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve Mitokritike “ASTERIA”; aktualisht merr pjesë edhe në projektin kërkimor spanjol “Escritores latinoamericanos en los países socialistas europeos durante la Guerra Fría” (PID2023-149252NB-I00, ELASOC II).