Vinçens Marku është pedagog në Departamentin e Letërsisë, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 1995.
Ai ka përvojë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e Letërsisë së huaj dhe është titullar në lëndët: Letërsi e huaj antike, Letërsi e Mesjetës dhe e Rilindjes evropiane, Letërsi e huaj moderne. Ka botuar këto punime dhe monografi: Teatri i Pirandelos (2015); Fjalori i rimave (2016); Buzuku i lehtëlexueshëm (2025).
Ka përkthyer dhe pajisur me shënime dhe me një hyrje studimore monografike disa nga kryeveprat teorike të letërsisë së huaj, të botuara te kolana “Klasikë” e Dukagjinit, Prishtinë: Arti poetik (2022) i Nikola Bualosë; E madhërishmja (2023) e Pseudo-Longinit; Joni (2024) e Platonit. Po te kjo kolanë ka botuar edhe tekstet universitare për dy lëndët e para të sipërpërmendura që janë kryesisht përkthime dhe përshtatje të pajisura me shumë shënime përkatëse.
Më 2020 boton Letërshkëmbimin e Fishtës, si pjesë e kolanës së plotë të këtij autori dhe më 2025 boton Letërsinë e huaj moderne (kompilim).