Prof.dr. Ledri KURTI (KRAJA)
Ka lindur në qytetin e Shkodrës, më 27 Gusht 1969. Éshtë pedagoge pranë Departamentit të Letërsisë që prej vitit akademik 1993. Profili i saj akademik dhe kërkimor përfshin fushat: e Estetikës, Teorisë së letërsisë, Teorive letrare e Semiotikës së tekstit. Ka mbrojtur Doktoraturën (2006) me temën: "Skicë e mendimit estetik shqiptar në fillimshekullin e XX" (F.Konica,Gj. Fishta, E.Koliqi, A. Harapi, K Ashta)". Ka fituar titullin "Profesori asociuar" në vitin 2010 dhe titullin Profesor. më 2015.
Ka qenë drejtore e Departamentit të Letërsisë ne periudhën: 2008-2012.
Ka hartuar dhe drejtuar programin dhe përshkrimet kurrikulare të mësimdhënies për drejtimin letërsi, në pajtim me kërkesat e Dokumentit të Bolonjës.
Ka hartuar dhe drejtuar procesin e licensimit dhe të akreditimit të Universitetit të Shkodrës,
për kryerjen e ciklit të dytë universitar në specialitetin e letërsisë, si bashkëthemeluese
e diplomës me titull Etnokulturë dhe letërsi shqipe. Ky cikël studimesh u realizua për herë të parë gjatë vitit akademik 2009-2010 (menjëherë pas miratimit nga Agjencia e Akreditimit pranë MAS)
Është autore e disa monografive, ku spikasin:
Dimensione te mendimit kritiko estetik, ne kohe dhe tipologji (Konica, Fishta, Koliqi, Harapi, K.Ashta)
Bernardin Palaj - Donat Kurti, kodifikuesit e parë të eposit të kreshnikëve & Vizioni i elitës françeskane në fillimshekullin XX
Ka Hartuar dhe Drejtuar projektin, Lektorium i Hapur Postmodernizmi dhe Dukuri të postmodernizmit në letrat shqipe zhvilluar nga Katedra e Letërsisë, Maj 2008;
- Bashkëorganizuese në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike në Tiranë dhe
Moderatore e sesionit shkencor përkujtimor (85 vjetori i lindjes së Vehbi Balës) nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Katedra e Letërsisë, Dhjetor 2008;
- Bashkëorganizuese në bashkëpunim me Sektorin e Albanologjisë dhe katedrën e Gjuhës Shqipe,
Universiteti i Shkodrës, të Konferencës shkencore mbarëkombëtare Martin Camaj – Shkrimtari dhe Albanologu (me rastin e 85 vjetorit të lindjes së Martin Camajt) zhvilluar nga Universiteti
Luigj Gurakuqi, Korrik 2010;
- Ideatore, drejtuese dhe moderatore e Konferencës Shkencore Mbarëkombëtare Gjergj Fishta –
Poeti dhe Mendimtari Kombëtar (me rastin e 70 vjetorit te vdekjes se at Gjergj Fishtës),
zhvilluar nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”; Departamenti i Letërsisë,10 Dhjetor 2010;
- Drejtuese e procesit të mbarëvajtjes së Mbrojtjes se diplomave të para, master shkencor
Etnokulturë dhe Letërsi shqipe, Universiteti i Shkodrës, Katedra e Letërsisë, Qershor 2011;
- Kryetare në komisione diplome, Master Shkencor Etnokulturë dhe Letërsi shqipe,
Universiteti i Shkodrës;14 Qershor 2011;
- Anëtare e Këshillit Shkencor & dhe e grupit të punës për redaktimin dhe përgatitjen e botimit Martin Camaj për kulturën shqiptare, Studime Shqiptare 17. Shkodër 2011,
ISBN 978-9928-4011-3-7, 382 f.
- Anëtare e Këshillit Shkencor & dhe e grupit të punës për redaktimin dhe përgatitjen e botimit
At Gjergj Fishta - shkrimtari dhe mendimtari kombëtar; Studime Shqiptare 18. Shkodër 2011,
ISBN 978 – 9928 – 4011-4-4, 204 f., si dhe shumë botime artikujsh shkencorë në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe me factor impakti, botime nw letwrsi artistike (dy vwllime me poezi, roman).