Prof. As. Dr. Valbona Karakaçi është pedagoge dhe kërkuese në fushat e studimeve kulturore, komunikimit dhe medias, me mbi 20 vite eksperiencë akademike. Ajo ka kontribuar në zhvillimin e programeve universitare dhe ka shërbyer në Senatin Universitar, si dhe ka koordinuar rrjete europiane si CEEPUS dhe Cultural Routes. Ka qenë ligjëruese e ftuar në universitete në Zvicër, Çeki, Poloni, Rumani, Bullgari dhe Shqipëri. Përvoja e saj përfshin advokim, zhvillim vendor, qeverisje të mirë dhe bashkëpunime afatgjata me institucione ndërkombëtare si Helvetas, GIZ dhe partnerë të tjerë europianë. Ajo është autore monografish, albumesh kulturore dhe artikujsh shkencorë, me fokus në kulturën, komunikimin dhe transformimet shoqërore.
Publikime të Përzgjedhura
- Rizbuloni Shqipërinë e Veriut përmes Autorëve të Shek. XVIII–XXI (2024)
- Himni Kombëtar i Shqiptarëve (2009)
- Nga Tradita Tek e Ardhmja (2005)
- Shkodra, vlera tingëlluese (2007; 2012)
- Artikuj në revista shkencore ndërkombëtare me faktor impakti.
Projekte të Zgjedhura
- Koordinatore e 2 rrjeteve CEEPUS
- Anëtare e Bordit Shkencor të Akademisë së Demokracisë Vendore (2025–2026)
- AKSHI (2025) Horizontet Digjitale të Transhumancës
- GIZ (2026) Strengthening the Teaching of the Albanian Language and Identity in the Diaspora and in Germany