Prof. as. dr. Gëzim Puka është pedagog në Departamentin e Letërsisë të Fakultetit të Shkencave Shoqërore në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 2016. Ka qenë drejtues i Degës së Botimeve si dhe lektor e kërkues shkencor në Qendrën e Studimeve Albanologjike të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Profili i tij akademik lidhet me fushat e kritikës letrare dhe të teorisë së letërsisë. Është titullar i lëndëve: Hyrje në letërsi, Letërsi e krahasuar, Analizë teksti dhe Kritikë letrare.
Analiza, interpretimi dhe vlerësimi i gjinisë dramatike dhe i teatrit bashkëkohor janë anë të rëndësishme të prodhimtarisë së tij studimore. Është autor i dy monografive shkencore për dramën dhe teatrin. Ka botuar dhjetëra artikuj shkencorë brenda dhe jashtë vendit. Pjesëmarrës në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Aktivizohet me shkrime kritike letrare në revista e gazeta. Është anëtar i një bordi shkencor.
Publikimet kryesore:
- Për dramën dhe teatrin, (2025) – Monografi.
- Në kërkim të një drame “ndryshe” (2017) – Monografi, e përkthyer pjesërisht në gjuhën angleze.
- “Dredhít e Patukut” e Gjergj Fishtës si “dredhi” tekstuale për prurjen e Molierit ndër shqiptarë (Gjergj Fishta’s comedy Patuku’s Tricks as a textual “trick” for the introduction of Molière to the Albanian audience). Shêjzat, nr. 3 - 4, 2023.
Si autor i parë në bashkautorësi
- “Penser le théâtre à l’université en vue de dynamiser l’enseignement”, SYNERGIES EUROPE, Nr. 17, 2022. (Gëzim Puka, Dhurata Hoxha)
- “Le « drame » d'un drame albanais au-delà du modèle du réalisme socialiste dans le théâtre albanais des années ‘60 – ‘70”, SYNERGIES EUROPE, Nr. 18, 2023. (Gëzim Puka, Drita Brahimi).
Projekte të realizuara: Është ideator dhe realizues i disa projekteve teatrore universitare, të konkretizuara me vënien në skenë të shfaqjeve me studentë:
- “Bretkosat” e Aristofanit (2015)
- “Rinoceronti” i Joneskos (2017)
- “Emira” e Santorit (2019)
- “Teatër poetik”(2025)