Prof.as.dr. Elindë Dibra, është anëtare e departamentit të Letërsisë, pranë fakultetit të Shkencave Shoqërore, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, që prej vitit 2010-të dhe mban gradën profesor i asociuar, që prej vitit 2015. Fusha e studimit në të cilën është specializuar është; Studime letrare, manaxhim “Bibliotekë -arkiva”, media- komunikim. Ka eksperiencë 20 vjeçare në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e Letërsisë dhe është titullare në lëndët; Letërsi shqipe, Analizë e teksteve letrare, Letërsi për fëmijë, Identitet dhe multikulturalizëm. Lidhur me mësimdhënien dhe kërkimin shkencor interesat janë në fushën e studimeve letrare dhe trashëgiminë kulturore. Ka mbrojtur tezën e doktoraturës,”Botimet dhe kontributi i Koliqit dhe Camajt në revistën Shejzât. Për kontributin e dhënë në fushën e gazetarusë është vlerësuar me çmimin “Hamit Boriçi” nga Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë.
Gjatë viteve:
- Mars 2012 deri në prill të vitit 2016-të, ka qenë drejtore e departamentit të letërsisë.
- Tetor 2005 deri në tetor të vitit 2010-të, ka drejtuar degën e kulturës dhe të botimeve të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
- Ka paraqitur punime në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe ka organizuar dhe drejtuar disa prej tyre.
- Ka botuar punime studimore në revista kombëtare dhe ndërkombëtare.
Publikimet më të spikatura;
- ”Intertekstualiteti nga poezia tek proza e Camajt”. Shtëpia botuese Fiorentia.
- “Letërsi për fëmijë”, tekst mësimor, shtëpia botuese Fiorentia.