Prof. as. dr. Arben PRENDI është pedagog në departamentin e Letërsisë, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 1993.
Në periudhën 1989-1993 ka kryer studimet universitare në Universitetin e Shkodrës “L. Gurakuqi”, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, dega Gjuhë shqipe-letërsi dhe diplomuar “Mësues i gjuhës shqipe dhe letërsisë”.
Studimet e Thelluara Pasuniversitare/“Master i Nivelit të Dytë” i ka përfunduar në periudhën 2004-2007 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, drejtimi Letërsi, Tema e mikrotezës: “Proza e F. Kongolit ndërmjet stilit realist dhe modern”, drejtues prof.dr. Ymer Çiraku. Vlerësimi “Shumë mirë”.
Më 17. 07. 2012 ka mbrojtur gradën “Doktor në Shkenca Letrare” pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë, me numër regjistri KVTA 485, me vlerësimin “Shumë mirë”.
Më 07.07.2015 ka mbrojtur titullin Profesori asociuar, vendimi nr. 23 i Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademikë. Nr. regj. të KVTA 684, FSHSH, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
Ai ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e Letërsisë gojore dhe Letërsisë shqipe dhe titullar në lëndët:
1. Folklor (Gjuhë shqipe-letërsi, 4 vjeçar) ;
2. Letërsi gojore shqiptare. (Gjuhë-letërsi, 4 vjeçar);
3. Letërsi shqiptare e shek.XX. (Gjuhë -letërsi, Bachelor);
4. Letërsi shqiptare e shek XV-XIX (Gjuhë -letërsi, Bachelor);
5. Eposi i kreshnikëve. (Gjuhë-letërsi, Bachelor);
6. Histori e zhvillimit të letërsisë shqipe/Letërsi shqipe e avancuar e shek. XX (në Master profesional në “Mësuesi në Gjuhë-Letërsi”);
7. Histori e letërsisë shqiptare (Master shkencor në Histori dhe kulturë shqiptare)
Ka marrë pjesë në projekte shkencore, konferenca dhe publikime kombëtare e ndërkombëtare. Interesat e tij kërkimore përfshijnë letërsinë gojore shqiptare, folklorin dhe letërsinë shqipe.
Aktualisht është drejtues i departamentit të Letërsisë, në mandatin e dytë, si dhe anëtar i senatit akademik, në mandatin e dytë.
Ka botuar:
PRENDI, Arben. Fatos Kongoli. Monografi, Bardbooks, Prishtinë 2020.
PRENDI, Arben. Probleme, autorë dhe vepra nga letërsia shqipe bashkëkohore. Studime letrare, Shkodër, 2017, f. 350. ISBN 9789928191632.
PRENDI, Arben. “Ndërthurja e poetikave dhe çkodimi i realiteteve metafizike në romanin bashkëkohor. Letërsi shqipe bashkëkohore”. Monografi. Shkodër, 2015, f. 466, ISBN 978-9928-191-19-9.
PRENDI, Arben. “Tekste në kontekste”. Studime letrare. Tiranë, 2011, f. 350. ISBN 978-9928-109-05-7.