Ismet Kallaba është pedagog në Departamentin e Letërsisë (programi i studimit “Baçelor në Gazetari-Komunikim”), Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 2006.
Ka mbaruar studimet për Gazetari pranë Fakultetit të Filologjisë dhe Historisë të Universitetit të Tiranës dhe studimet Master të Nivelit të Dytë për shkenca komunikimi, profili Teori dhe modele komunikimi, pranë Universitetit Europian të Tiranës.
Ai ka një eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e gazetarisë dhe është titullar i lëndëve: Raportimi dhe shkrimi i lajmit, Histori e medias, Zhanret mediatike.
Ka marrë pjesë në projekte shkencore, konferenca dhe botime kombëtare dhe ndërkombëtare. Interesat e tij në fushën e kërkimit shkencor përshijnë historinë e shtypit shqiptar, me theks të posaçëm në mediat në gjuhën shqipe në Malin e Zi; zhvillimet dhe dukuritë e medias shqiptare sot etj.
Është koordinator i programit të studimit “Baçelor në Gazetari-Komunikim”.
Publikimet kryesore:
1. “Albania: The difficult transition of the media system” (autor i parë – bashkautor me Dr. Isida Hoxha), kapitulli IX në librin “Media Systems in Balkan Countries: Context and Dynamics of Changes”, 2023. (169-191)
2. “Albanian language media in Montenegro and National Culture”, THESIS, Vol. 4, no. 2, 2015. (105-113).
3. “Imazhi i shqiptarëve në mediat e shkruara malazeze”, Studime albanologjike – Gazetari dhe shkenca komunikimi, Vol. VII, botim i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 2014.
Projekte:
1. “Media 2040: Empowering Youth Advocates for Press Freedom in the Western Balkans” (koordinator për Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”)