• Ankesa

Dr. Ardian Hoti

ardian.hoti@unishk.edu.al

Dr. Ardian Hoti është pedagog i Gazetarisë dhe Komunikimit pranë departamentit të Letërsisë, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, me mbi 15 vite përvojë në mësimdhënie universitare. Fokusi i tij është gazetaria investigative, teknologjitë inovative në media digjitale dhe marketingu digjital në rrjetet sociale.

Ai ka mbi 25 vite përvojë në gazetari, përfshirë 16 vite në Top Channel, dhe më pas ka pasur role drejtuese në media lokale. Aktualisht punon edhe si gazetar i pavarur.

Dr. Hoti ka përfunduar Bachelor, Master dhe Doktoraturë në Shkencat e Komunikimit. Ai jep leksione në fushën e Marketingut në Mediat e Reja, duke përfshirë Meta Ads, Google Ads, SEO, Google Business Profile dhe përdorimin e AI në marketing dhe media.

Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka publikuar punime shkencore në fushën e mediave dhe rrjeteve sociale.