• Ankesa

PROF. DR. NERTILA HAXHIA

nertila.ljarja@unishk.edu.al

Prof. Dr. Nertila Haxhia Ljarja është pedagoge dhe kërkuese shkencore, në Departamentin e Historisë, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, që prej vitit 2000. Ajo ka ekspertizë në historinë modern botërore dhe atë shqiptare, si edhe në studimet e trashëgimisë kulturore. Në angazhimin akademik ka mbuluar lëndë si Historia Moderne Botërore, Historia Bashkëkohore Shqiptare, Muzeologjia dhe Trashëgimia Kulturore. Krahas punës universitare, ka marrë pjesë aktive në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare, konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu, ka kontribuar në hartimin dhe zbatimin e programeve të studimit në fushën e historisë dhe trashëgimisë kulturore. Ajo është eksperte e jashtme e vlerësimit të Bordit të Akreditimit – Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (2023 e në vazhdim). Ka mbajtur postin e Drejtores së Departamentit të Historisë (2020-2024), anëtare e Senatit Akademik (2022-2024) dhe Kryetare e Komisionit për vlerësimin e Figurave në Këshillin Bashkiak, Shkodër (2020 – 2024).

Publikimet kryesore:

  1. “Kisha Katolike dhe Shteti Komunist në Shqipëri (1944-1990)”, monografi, Shtëpia Botuese "Gjergj Fishta" Lezhë, 2012. ISBN 978-99956-45-87-8.
  2. “The parlimentarianism in Albania between the two World Wars”, monography LAP Lambert Academic Publishing, ISBN 978-3-659-96490-9, 2017.
  3. Dhuratë dhe angazhim bashkëautorësi.  ISBN: 978-9928-956-6-9
  4. “The beginning of the Parliamentary in Albania (1920-1924)” Journal of Educational and Social Reserch, Vol.4, No.4, Rome-Italy. ISSN 2239-978X & ISSN 2240-0524
  5. "Independence of Albania and the creation of a secular state " "100 years of independence " , Albanological Studies Center, Institute of History, Tirana, V.II.