Dr. Sereta Koperaj jam pedagoge në departamentin e Historisë, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 2005 e në vijim.
Kam eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e historisë dhe jam titullare në lëndët “Histori e Perandorisë Osmane”, “Antropologji kulturore”, “Histori Moderne dhe Bashkekohore e Qyteterimit Joeuropian ( Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine)” “Histori e Qyteterimeve “ . Kam marrë pjesë në projekte shkencore, konferenca dhe publikime kombëtare e ndërkombëtare. Interesat e mia kërkimore përfshijnë kryesisht fushat e raporteve diplomatike shqiptaro-angleze; antropologji kulturore dhe periudhën historike të sundimit osman.
Publikimet kryesore:
-“The Western Acknowledgement of the Invasion of Albania by the italians 1939 (Backed up by the british archives)”, Academic Journal of Interdisiplinary studies, Vol. 3, nr.6, Roma, (2014), f. 275-278.
- “The british acknowledgment of the invasion of Albania by the italians”, International Congress on Culture and Society, Ankara, Turkey, 2012, f. 302-313.
- “Prejardhja e gjuhës shqipe dhe e shqiptarëve në artikujt e revistës kulturore-fetare Hylli i Dritës”, në Akademia Shkencore Ndërkombëtare, “100 vjet “Hylli i Dritës” – më 18. 12. 2013. ISBN: 978-9928-191-24-3, f. 266-273.
- “Budi dhe Bogdani si dëshmitarë të qendresës shqiptare ndaj pushtimit osman”, në “Kolë Ashta dhe studimet albanologjike ndër vite”, Shkodër, 2020, ISBN 978-9928-4341-7-3, f.233-239.
- Shoqëritë kulturore në Korçë dhe Shkodër në vitet ’20. (Roli i Hilë Mosit në lëvizjet kulturore-patriotike në Korçë e Shkodër gjatë kësaj periudhe). “Korça në Luftën e Parë Botërore: Vetëqeverimi dhe zhvillimet social-ekonomike”, ASH, UT, UFN, Korçë, ISBN 9789928471352, f. 97-105.
Projekte të fituara:
Pjesëtare e grupit të punës për projektit E.Le.G.A.N.T. (Universiteti Shkodrës
“Luigj Gurakuqi” me universitetet partnere pjesë e këtij projekti ndërkombëtar)
Pjesëtare e grupit te punes per projektin “Edukimi si çelësi i zhvillimit “ ( Universiteti “ Luigj Gurakuqi” me partner Universitetin e Salentos )