• Ankesa

Dr. Eduard Ndreca

eduard.ndreca@unishk.edu.al

Dr. Eduard Ndreca është pedagog në Departamentin e Historisë, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 2009. Ka mbaruar Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në vitin 2005, dega Histori-Gjeografi. Ka mbrojtur graden Doktor i Shkencave në vitin 2020 pranë Univeristetit të Tiranës. Ka punuar si Prefekt i Qarkut Lezhë në periudhen shkurt 2016-tetor 2017. Në vitet 2017-2018 ka qënë anëtar dhe Kryetar i Borditt ë Administrimit në Univeristetin e Shkodrës. Në vitet 2019-2021 ka qënë Kryetar i Këshillitt ë Qarkut Lezhë, ndërsa në vitet 2021-2025 Deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Nga shtatori 2025 e në vijim është kthyer si pedagog i brendshëm pranë Univeristetit të Shkodrës, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Departamenti i Historisë. Jep lëndët: Histori e Vendeve të Lindjes së Lashtë, Histori e Greqisë Antike, Histori Bashkohore 1 dhe 2 dhe Histori e Bashkimit Eropian.

Publikimet kryesore:

  1. Tekst mësimor (bashkëautor): Histora e Lashtë”, Shtëpia Botuese “FIORENTINA”, Shkodër 2015.
  2. Tema: “Historia e Mirditës e pasqyruar nga faqet e “Hyllit të Dritës”. Kumtesë me bashkëautor Dr.Bendis Kraja, e mabjtur në Konferencën Ndërkombëtare „100 vjet Hylli Dritës“ me 18 dhejtor 2013. Konferenca u organizua nga Universiteti i Shkodrës „Luigj Gurakuqi“, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Instituti i Studimeve Albanologjike me mbështetjen e Konsullatës Austriake të Nderit. 
  3.  Tema: “Raporti i Mirditës me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit”. THE 3rd INTERNATIONAL CONFERENCE ON: “RESEARCH AND EDUCTION-CHALLENGES TOËARDS THE FUTURE” ICRAE 2015. U zhvillua me 23 tetor 2015, pranë Fakultetit të Shkencave Shoqërore, Universiteti i Shkodrës“Luigj Gurakuqi”.
  4. Tema: “Historia e Mirditës në shkrimet e N. Nikajt”. Konferencë shkencore “Personalitete të kulturës shqiptare. N. Nikaj, F. Konica, V. Prennushi, H. Mosi, H. Stermilli”. Organizuar me 25 nëntor 2015 nga Universiteti i shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Instituti i Studimeve albanologjike, Departamenti i Gjuhësisë, Letyërsisë dhe Historisë. 
  5. Tema: "Roli i Preng Bib Dodës në kryengritjet antiosmane në vitet 1910-1912". IVth International conference on "Harmonization of research education ëith sustanaible development", 17-19 nëntor 2017.  Konferenca ndërkombetare në kuadër të 60 vjetorit të Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi".