Dr. Bendis Kraja është pedagoge në Departamentin e Historisë, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 1998. Drejtore e Departamentit të Historisë që prej vitit 2024. Ka përfunduar doktoraturën në Histori në Universitetin e Tiranës, me fokus në zhvillimet arsimore dhe kulturore në Shkodër gjatë viteve 1912–1920. Fushat kryesore të kërkimit përfshijnë Rilindjen Kombëtare Shqiptare, Historinë e Shqipërisë, Trashëgiminë kulturore dhe studimet arkivore. Ka marrë pjesë dhe ka drejtuar projekte kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë programe të financuara nga BE. Është autore e mbi 30 artikujve shkencorë dhe pjesëmarrëse e rregullt në konferenca akademike. Zotëron gjuhen italiane dhe franceze ka përvojë të gjerë në kërkimin shkencor dhe mësimdhënien universitare.
Publikimet kryesore:
- Shkodra në qerthullin e luftës ballkanike dhe të pushtimit Serbo-Malazez, Revista Diskutime, 7(23):423-440.
- Vështirësitë dhe pikëpamjet politico-shoqërore të shtypit laik të Shkodrës gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore.
- Prens Wield'in Yönetimi ve Arnavutluk, May 2025 Conference: 5. INTERNATIONAL SYMPOSIUM OF TURKOLOGY STUDIES (UTAS V), at: Mus Alparslan University, Muş, Türkiye.
- Shkodra during the turmoil of the Balkan War and Serbian-Montenegrin invasion
- B Kraja - ANGLISTICUM. Journal of the Association-Institute for …, 2016 - anglisticum.org.mk
- Educational and cultural development in Albania during the austro-hungarian occupation, University of Prishtina Publishment, 2014.
Projekte të fituara: (opsionale)
- Projekt me Universitetin e Barit. Universita Di Bari, Interreg 3, Itali, Prill-Mars 2000.
- Projekti kombëtar “Education is the Key to Success” (2023-në vijim , Universiteti I Shkodrës me partner Universitetin e Salentos )
- Projekti ndërkombëtar “E- Learning Gamified and Networked Training for Startupper”( maj 2023- prill 2025).
- Projekti “ Interpretimi i historisë përmes njohjes me arkivat dhe muzeumet” në kuadër të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Departamenti i Historisë), 2025. (Project Manager).