Prof. assoc. dr Rrezarta Draçini është pedagoge pranë Departamentit të Gjuhësisë, që nga viti 2003. Ka fituar titullin akademik “Profesore e asocuar” në fushën e Gjuhësisë, (2013). Ka fituar gradën shkencore” Doktor” në Gjuhësi, (2009). Ka fituar gradën “Master i Shkencave në Gjuhësi”, (2006). Është titullare e lëndëve: Sintaksë, Psikolinguistikë, Kulturë gjuhe. Interesat e saj kërkimore janë në: sintaksë, psikolinguistikë, etnogjuhësi, mesimdhënie e gjuhës së parë dhe e gjuhës së dytë, etj. Është autore e librit “Përftimi i shqipes përmes dialektit dhe standardit”. Ka mbajtur pozicionin e koordinatores së programit të shkollës Doktorale në Gjuhësi (2012-2016) Ka qenë përgjegjese e Departamentit të Gjuhësisë (2012 -2019). Mban pozicionin e anëtares së Senatit akademik (2019-në vazhdim). Ka realizuar mësimdhenie në universitete të ndryshme si: Hungari, Rumani, Sllovaki, Çeki, Bullgari, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, etj. Ka prezantuar punën e saj shkencore në Shqipëri, Kosovë, Turqi, Itali, Austri, Gjermani, etj.
Publikimet kryesore:
- “The Power of Ethnolinguistic and Etnolinguistic Codes for Social Change” (bsh. Valbona Karakaçi)
- “The voice of pain: Lamentation (Gjama) from an Anthropological and Psycholinguistic Perspective” (bsh. R.Murati)
- “Linguistic dominance in code switching and code mixing situations (case of study the bilinguals with albanian as L1)”
- “Language structuring in the bilingual situation (the case of Albanian speakers” (bsh. R.Murati)
- “Language in dictatorship as a tool for manipulation of thinking and the free expression of the individual” (the case of Albania)
- ”The individual between the restricted and the elaborated linguistic code”
Projekte:
- Pjesëmarrëse në projekte ndërkombëtare: CEEPUS, VALEU-X, etj.
- Bashkëdrejtuese e projektit: Horizontet Digjitale të Transhumancës (jetës baritore): “Ruajtja dhe Promovimi i Trashëgimisë Etnokulturore të Alpeve Shqiptare për Zhvillim të Qëndrueshëm”, mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI)