• Ankesa

Prof. As. Dr. Orjeta Baja

orjeta.baja@unishk.edu.al

Prof. as. dr. Orjeta Baja është pedagoge në Departamentin e Gjuhësisë, në Fakultetin e Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, që prej vitit 2003.

Ka eksperiencë në mësimdhënie e kërkim shkencor në fushën e Gjuhësisë. Është titullare e lëndëve: Leksikologji e gjuhës shqipe, Stilistikë e gjuhës shqipe, Pragmastilistikë, Gjuhësi teksti, Praktikum i gjuhës shqipe. Interesat e saj kërkimore përfshijnë analizën gjuhësore të tekstit në nivel leksikor, semantik dhe stilistik; studimin e kontakteve ndërgjuhësore dhe të huazimeve; trajtimin leksikografik të terminologjisë së specializuar etj.

Është pjesëmarrëse në projekte shkencore, konferenca dhe publikime kombëtare e ndërkombëtare; recensuese e redaktore gjuhësore në botime shkencore dhe universitare; anëtare e bordeve shkencore dhe organizative të disa konferencave; anëtare e redaksive të disa revistave shkencore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Zotëron eksperiencë në mësimdhënien e gjuhës shqipe për të huajt në European University Alliance – EUDRES.

Ka qenë Anëtare e Senatit Akademik për katër vite, 2012 - 2016.

Mban pozicionin e Drejtores së Departamentit të Gjuhësisë për periudhën 2020 - 2024 dhe vijon mandatin e dytë, 2024 - 2028.

Publikime kryesore:

  1. O. Baja, Shqipja përmes shkrimtarit – Monografi (2014), Shtëpia Botuese “Fiorentia”, Shkodër.
  2. O. Baja, Gjuha në Epikën e Fishtës (në nivel stilistik) – Monografi (2016), Shtëpia Botuese “Fiorentia”, Shkodër.
  3. O. Baja, Figurat e stilit – Fjalor terminologjik shpjegues (2020-2024), “Buletin shkencor”, Shkodër.
  4. O. Baja, Parathënie e Fjalorit frazeologjik të A. Sirdanit Fjalë ari (2024), “Botime Françeskane”, Shkodër.