• Ankesa

Prof. As. Dr. Mimoza Priku

mimoza.priku@unishk.edu.al

(copy 2)

Mimoza Priku është pedagoge në departamentin e Gjuhësisë, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 1999.

Ajo ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e studimeve albanologjike dhe titullare në lëndët “Histori e gjuhësisë”, “Morfologji e gjuhës shqipe”, “Gjuhësi e përgjithshme”. Ka marrë pjesë në projekte shkencore, konferenca dhe publikime kombëtare e ndërkombëtare. Interesat e saj kërkimore përfshijnë disa fusha të gjuhësisë, si histori e albanologjisë, morfologji e sotme e shqipes, gjuhësi e përgjithshme, kulturë gjuhe etj.

Ka mbajtur postin e drejtoreshës së departamentit të Gjuhësisë (2008-2011) për tre vite dhe atë të dekanes së Fakultetit të Shkencave Shoqërore për tetë vite (2011-2020). Ajo ka eksperiencë 25-vjeçare në mësimdhënie dhe në kërkim shkencor.

Publikimet kryesore:

Në vitin 2011 ka botuar monografinë “Carlo Tagliavini dhe studimet albanologjike rreth shqipes”.

The Pluricentric Challenges in the Case of Literary Shkodranisht, Albanische Forschungen, Band 41 “The Potentiality of Pluricentrism Albanian Case Studies and Beyond”, Edited by Lumnije Jusufi, Harrassowitz Verlag. Wiesbaden, Germany, 2018, pp. 221-230.

On the Traces of an Albanian Lexicon: Carlo Tagliavini and the Albanian Lexemes of the XVI-XVIII Centuries in His Opus. In Albanische Forschungen, Band 44, Altalbanische Schriftkultur, - aus der Perspektive der historischen Lexikographie und der Philologie der Gegenwart - Akten der 6. deutsch-albanischen kulturwissenschaftlichen Tagung (27. September 2019, Buçimas bei Pogradec, Albanien), Harrassowitz Verlag, Wiesbaden, 2020, pp. 180-192.

Projekte të fituara: Anëtare e disa projekteve kombëtare e ndërkombëtare

Quality in Research, Tempus Project.

Developing teacher competences for a comprehensive VET system in Albania (TEAVET), Erasmus + Programme of the Europenian Union.

Virtual Albanian European Universities Exchange (VALEU-X), Erasmus + Programme of the Europenian Union.

Fjalori i madh i gjuhës shqipe, Akademia e Shkencave të Shqipërisë.