Dr. Merita Hysa është pedagoge pranë Departamentit të Gjuhësisë, në Fakultetin e Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi", që prej vitit 2003. Është Doktore e Shkencave në Gjuhësi, Tiranë (2014) dhe Master në Gjuhësi nga Universiteti i Tiranës (2007). Është titullare e lëndëve: Hyrje në gjuhësi, Fonetikë e gjuhës Shqipe, Formim gjuhësor dhe Zhvillimi i shqipes standarde.
Interesat e saj kërkimore përfshijnë morfonologjinë gjenerative, sociolinguistikën dhe analizën kritike të diskursit. Është bashkautore e dy teksteve universitare, Shkrimi Akademik (2005) dhe Të Shkruarit Akademik: Ide, Koncepte, Modele (2010).
Ka mbajtur pozicionin e Koordinatores së programit Master Profesional "Mësuesi në Gjuhë Shqipe-Letërsi" (2016-2017) dhe ka qenë anëtare e Këshillit të Fakultetit të Shkencave Shoqërore (2012-2019).
Pjesëmarrëse në projekte ndërkombëtare CEEPUS dhe Erasmus+, ka prezantuar kërkimet e saj në konferenca shkencore në Shqipëri, Kosovë, Turqi, Francë dhe Itali.
Publikimet kryesore:
- “Heritage Language Maintenance and Identity Construction: A Three-Generation Study of Albanian Italian Bilinguals”. Journal of Educational and Social Research, Vol. 16, No. 6, Richtmann Publishing, 2026.
- "Language as a Tool for Education: Teaching Values through Albanian Idioms and Proverbs", Journal of Educational and Social Research, Vol. 15, No. 5, Richtmann Publishing, 2025.
- Klasifikime të ndajshtesave dhe kombinimet morfotaktike në gjuhën shqipe, Shejzat, Pleiades, Year IX, January- June 2024, 1-2
- "How does lexical standardization affect language planning?", International Paris Congress on Social Sciences & Humanities, Paris, 2024.
- "Improving the Flow of the Albanian Language by Using the Mathematical Model in Information Retrieval Systems Based in Statistical Data", ICSIS, 2024.
- "Gender stereotypes across cultural barriers", Albanologjia, Vol. 11, No. 21-22, 2024.
Projekte:
- CEEPUS Network CIII-CZ-0029-17-2122 – "Idea of Europe in European Culture, History and Politics", Babeș-Bolyai University, Cluj-Napoca.
- Erasmus+ Staff Mobility for Teaching – Università di Messina, Itali (2025) & Universiteti i Marmara, Turqi (2025).
- Hysa, M., Anëtare e projektit: Horizontet Digjitale të Transhumancës (jetës baritore): “Ruajtja dhe Promovimi i Trashëgimisë Etnokulturore të Alpeve Shqiptare për Zhvillim të Qëndrueshëm”, mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI)