Anisa Kosteri është pedagoge në departamentin e gjuhësisë, fakulteti i Shkencave Shoqërore, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 2004.
Ajo ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e gjuhësisë dhe titullare në lëndët Dialektologji, Onomastikë, Etnolinguistikë.
Ka marrë pjesë në projekte shkencore, konferenca dhe publikime kombëtare e ndërkombëtare. Interesat e saj kërkimore përfshijnë dialektet, dukuri etnolinguistike të gjuhës shqipe.
Publikimet kryesore:
- Frazeologjia në dramat e Át Zef Pllumit (Lis mali- para një mijë vjetve), 100-vjetori i lindjes së Át Zef Pllumit O.F.M, 1924-2024, Botime Françeskane, Shkodër, 2025.
- A Framework for Teaching Translation and Culture: A Case Study of Leonardo De Martino’s Italo-Albanian Verse, Journal of Educational and Social Research , Vol 16 No 1 January 2026.
- Legacy of the Kanun as Cultural Schema: A Linguistic-Anthropological Analysis for Contemporary Albanian Social and Heritage, Education European Journal of Social Science Education and Research December 2025 Volume 12, Issue 4.
- Terminologjia e anatomisë në “Fjalori i shtjelluem i gjuhës shqipe” i Atë Benedikt Demës (vështrim morfo-semantik), Probleme të reja në kohën e albanologjisë në kohën e sotme, Studime shqiptare, 32, 2025.
Projekte të fituara:
- Projekt i fituar nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, për hartimin e një teksti akademik “Kulturë gjuhe dhe shkrim akademik”, i cili do të zhvillohet në fakultetet e tjera, ku e kanë të detyrueshme ose me zgjedhje lëndën e gjuhës shqipe.
- Anëtare e projektit CRED4TEACH Mikrokredenciale të bazuara në MOOC për zhvillimin profesional të mësuesve, projekt i financuar nga BE.