Aida Uruçi është pedagoge në Departamentin e Gjuhësisë, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, që prej vitit 2011.
Ajo ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e morfologjisë, shkrim akademik e drejtshkrim dhe është titullare në lëndët: Kulturë gjuhe, Drejtshkrim e shkrim akademik, Formim gjuhësor, 4, Gramatikë e zbatuar, Filologji.
Ka marrë pjesë në projekte shkencore, konferenca dhe publikime kombëtare e ndërkombëtare. Interesat e saj kërkimore përfshijnë kryesisht fushën e morfologjisë e të drejtshkrimit, ku mund të veçojmë punimet:
- “Trajtimi i rasës rrjedhore në veprën “Rreth votrës” të Justin Rrotës”, mbajtur në Konferencën Shkencore: “Në përkujtim të dy Françeskanëve të mëdhenj Àt Benardin Palaj, O.F.M. dhe Àt Justin Rrota, O.F.M.”, organizuar nga Provinca Françeskane Shqiptare, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Shkodër, 2025.
- “Semantika e disa leksemave në krijimtarinë e Camajt”, mbajtur në Seminarin “Shkodra në shekuj”, organizuar nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Qendra e Studimeve Albanologjike, Bashkia Shkodër, Shkodër, 2024.
- “Kontributi i vyer i Martin Camajt në revistën ‘Shêjzat’”, mbajtur në Seminarin XXXVI Ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, Prishtinë, 2017.
- “Shprehësia stilistikore mes parashtesave në krijimtarinë e M. Camajt”, mbajtur në Konferencën Ndërkombëtare “Research and education ‘Challenges Towards the future’”, ICARE, 2013.