Bora Logu është pedagoge në Departamentin e Gjuhësisë, pranë Fakultetit të Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, që prej vitit 1993.
Ajo ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e gjuhës shqipe, dhe është titullare në lëndët Sintaksë shqipe e fjalisë së thjeshtë, Didaktikë e mësimdhënies së gjuhës shqipe, Praktikë profesionale. Ka marrë pjesë në projekte shkencore, konferenca dhe publikime kombëtare e ndërkombëtare. Interesat e saj kërkimore përfshijnë njohjen e analizën e penave të etërve të gjuhës shqipe, kryesisht atyre gegë, analizimin e teksteve shkollore të gjuhës shqipe nga klasa VI-XII. Ajo ka ndjekur periudha formimi e specializimi në periudha afatshkurtëra e afatmesme në: Insituti i Formimit të Mësuesve (Institut Universitaire de Formation des maître, Montpellier), Universiteti Paul Valery (Université Paul- Valéry Montepellier), Universiteti i Bolonjës (Università di Bologna), Universiteti Paris 13 (Université Paris 13).
Ajo ka eksperiencë disavjeçare në mësimdhënie - gjuha shqipe për të huajt brenda dhe jashtë Shqipërisë, Ajo ka bërë përvojë edhe si pedagoge e ftuar pranë Fakultetit të Shkencave të Komunikimit, në Universitetin Papnor Salezian (Università Pontificia Salesiana), me një cikël leksionesh “Gjuha e kultura shqipe”.