• Ankesa

Prof. As. Dr. Bresena Kopliku

bresena.kopliku@unishk.edu.al ​​​​​​​

Prof. As. Dr. Bresena Kopliku është pedagoge dhe kërkuese shkencore pranë Departamentit të Gjeografisë, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku kontribuon në mësimdhënie dhe kërkim shkencor që prej vitit 2000. Aktualisht mban detyrën e Drejtores së Kërkimit Shkencor dhe Ndërkombëtarizimit. Ajo ka një profil të konsoliduar akademik në fushën e gjeografisë humane, me fokus në migracionin, diasporën, transnacionalizmin, tregun e punës dhe studimet gjinore. Është autore dhe bashkautore e një sërë publikimesh në revista dhe botime ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrëse aktive në konferenca shkencore. Ka mbajtur postin e Drejtueses së Departamentit të Gjeografisë gjatë viteve 2020–2024 dhe ka eksperiencë të gjerë në projekte kërkimore dhe zhvillimore me partnerë ndërkombëtarë, si dhe si eksperte e jashtme në iniciativa të lidhura me migracionin dhe zhvillimin. Gjithashtu, kontribuon si anëtare në borde editoriale dhe si recensente për revista shkencore ndërkombëtare. Interesat e saj kërkimore lidhen me marrëdhëniet ndërmjet migracionit dhe zhvillimit, si dhe me transformimet socio-ekonomike në kontekstin shqiptar dhe rajonal.

Publikimet kryesore:

  1. The (big) role of family constellations in return migration and transnationalism (2023) Emerald Publishing https://doi.org/10.1108/IJMHSC-07-2022-0078
  2. Adapting to the New Normality: The Impact of the Covid-19 Pandemic on Seasonal Migration from Albania (2023) IMISCOE Research Series, Springer https://doi.org/10.1007/978-3-031-23996-0
  3. The Role of Voluntary Return Migration in Supporting Economic Development in Albania (2022) Palgrave Macmillan  https://doi.org/10.1007/978-3-031-06112-7
  4. 21st Century Landscape Sustainability, Development and Transformations: Geographical Perceptions (2024) Il Sileno Edizioni
  5. https://www.ilsileno.it/geographiesoftheanthropocene/21st-century-landscape-sustainability-development-and-transformations-geographical-perceptions/

Projekte të fituara: (opsionale)

  1. READ Fellowship Programme (2025–)
  2. Western Balkans Platform Work Initiative (2024–)
  3. FAIRWORK Albania
  4. Oxford Hospitalitz Scheme (2005)