• Ankesa

Dr. Ylber Dyli

ylber.dyli@unishk.edu.al

Dr. Ylber Dyli është pedagog pranë departamentit të Gjeografisë, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej 1 shkurt 2015 dhe mban gradën doktor i shkencave që prej vitit 2017.

Ai ka eksperiencë 25 vjeçare në mësimdhënie në sistemi arsimor të mesëm të ulët dhe atë të lartë në sistemin Parauniversitar dhe prej një viti është pjesë e Departamentit të Gjeografisë. Ai është titullar në lëndët ; Gjeografi Turizëm dhe Komunikacion, Gjeografi Sociale, Hyrje në Gjeografi Regjionale, Problemet Mjedisore dhe Metodat e Edukimit. Lidhur ngushtë me pozicionin si lektor, interesat e tij kërkimore përfshijnë tematika mbi Turizmi dhe llojet e tij, problematika të Gjeografisë Sociale, si migrimi, tranformimi i hapësirave socio-gjeografike  si edhe tematika të Gjeografisë Mjedisore.

Ai ka marrë pjesë në shumë seminare, konferenca dhe workshope si dhe ka botuar disa artikuj shkencor në revista të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në Tetor 2025, ka marrë pjesë në Programin Erasmus + Staff Training Mobility  pranë Vidzeme University Of Applied Sciences të Letonisë.

Publikimet kryesore:

“Shasi në kënvështrimin historik ,kulturor dhe premise turistike”, Buletini i Shkencave ekonomiko – juridike, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

“Population dinamics of the Commune Ana e Mali”, Universiteti Epoka.

“Urban Geography and Natural Landscapes of Shkodra City as a basis for Toursim Development:A spatial Analysis and Sustainable”. Liberty Publishing House, NY, 10038, USA, 30 Dhjetor 2025, bashkautor me  Dr. Flora Gjoni.