Dr. Nertila Dilaveri (Halluni) është pedagoge pranë Departamentit të Gjeografisë që nga tetori i vitit 1999, fillimisht si pedagoge e jashtme dhe më pas, që nga tetori i vitit 2000 si staf akademik me kohë të plotë. Ajo është diplomuar në vitin 1996 pranë Fakultetit të Shkencave Shoqërore në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, dega Histori-Gjeografi. Në vitin 2012 ka marrë diplomën Master i Shkencave në Gjeografi Humane pranë Fakultetit të Histori-Filologjisë, Universiteti i Tiranës. Po pranë këtij Fakulteti, në vitin 2020 ka fituar gradën Doktor i Shkencave në fushën e Gjeografisë Rajonale. Profili i saj akademik dhe kërkimor përfshin fushën e Gjeografisë Humane dhe Rajonale. Aktualisht është titullare e lëndëve Gjeografi Humane, Gjeografi Rajonale, Gjeografi Politike, Didaktikë e Gjeografisë.
Ajo është zgjedhur Përgjegjëse e Seksionit të Gjeografisë Humane në Departamentin e Gjeografisë, Universiteti i Shkodrës.
Gjatë karrierës së saj akademike ka realizuar gjithashtu trajnime, punë kërkimore e botime të ndryshme brenda e jashtë vendit.
Publikimet kryesore:
- Dilaveri, N., Gjoni, F., “Ndikimi i proceseve demografike në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në rajonin e Malësisë së Madhe” “Social Studies” [Studime Sociale], Vol. 20 No. 2 (75) 2026
- Kopliku, B., Drishti, E., Dilaveri, N., “Beyond the Screen: How Platform Work Blurs the Boundaries Between Professional and Personal Life.” Special Issue of Southeastern Europe Journal 2025
- Dilaveri, N., "Distrikti industrial, impuls zhvillimi ndersektorial ne rajonin e Malsise se Madhe", vellimi II i proceedings te konferences shkencore nderkombetare "Transhumanca dhe zhvillimi rural" organizuar nga Universiteti i Shkodres, 2022
- Gjoni, F., Dilaveri, N., “Roli i migracionit mbi devijimin e sistemit të sjelljes njerëzore. Rasti i integrimit të këtyre proceseve në qytetin e Shkodrës”, Revista “Studime Gjeografike” Nr. 21, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Histori-Filologjisë, 2021.
- Gjoni, F., Dilaveri, N., “Oportunitetet e prirjeve globale te hapjes tregtare, kusht për rritjen ekonomike. Konteksti i rastit të bashkëpunimeve ndërkufitare midis Shkodrës dhe Malit të Zi”, Buletini i Shkencave i Universitetit të Shkodrës, Seria e Shkencave Shoqërore, nr.69, Tetor 2019.
- Dilaveri, N., Gjeografia 12 (kapitujt: Azia, Afrika, Australia, Oqeania dhe Zelanda e Re), Botime Shkollore ALBAS, Tiranë, 2018.