• Ankesa

Dr. Flora Gjoni

flora.gjoni@unishk.edu.al

Dr. Flora Gjoni është pedagoge dhe kërkuese shkencore me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjeografisë, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, në Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi", ku ushtron veprimtarinë akademike prej vitit 1992. Ajo ka mbi 30 vite eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e Gjeografisë. Në vitin 2007 ka fituar gradën “Master” në Gjeografi Humane, dhe në vitin 2014 ka fituar gradën “Doktor i Shkencave” në Gjeografi Humane pranë Universiteti i Tiranës, duke e përqendruar veprimtarinë e saj kërkimore kryesisht në këtë fushë.

Dr. Gjoni është titullare e lëndëve Gjeografi Fizike dhe Humane e Shqipërisë, Gjeografi Rurale dhe Urbane, Gjeografi e Kosovës dhe trojeve shqiptare dhe Analizë e sitemeve territoriale rurale e urbane. Interesat e saj kërkimore lidhen me Gjeografinë Humane dhe Fizike, studimet rajonale, gjeografinë urbane dhe rurale, ndryshimet klimatike, si dhe turizmin e qëndrueshëm. Ajo ka botuar një numër artikujsh në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe kapituj librash në botime akademike.

Në kuadër të angazhimeve profesionale, ka qenë pjesë e projekteve të ndryshme si trajnuese dhe konsulente në fushën e turizmit të qëndrueshëm dhe në trajnimin e guidave turistike kombëtare dhe lokale, në qendra trajnimi të miratuara nga Ministria e Turizmit. Gjithashtu, merr pjesë në borde shkencore dhe kontribuon si recensuese e artikujve në botime akademike brenda vendit.

Që nga tetori i vitit 2024 mban postin e Drejtores së Departamentit të Gjeografisë.

Publikimet kryesore:

  1. Co-author “Women and Digital work in Albania – From Diversity, Autonomy and Power to Exclusion and Cultural Restraints” January 2025, In book: Women, Technology, and Power - Unmasking (and dealing with) digital disparities in the times of the platforms Edition: 1 Chapter:  4 Publisher: Tirant Lo Blanch
  2. Bashkëautore. “Ndryshimet klimaterike dhe sfidat e turizmit malor: Rasti i turizmit të akullnajave në Alpet shqiptare”, Social Studies. Vol. 20, No. 1 (75), 2026
  3. Bashkëautore. “Tipologjia e vendbanimeve në Bashkinë Shkodër: Transformimet gjatë periudhës së tranzicionit dhe potencialet e zhvillimit të tyre”. (2024). Vendbanimet e Shqipërisë: Gjendja aktuale dhe perspektivat e ardhshme Akademia e Shkencave e Shqipërisë; Universiteti “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit; Universiteti “Eqrem Çabej” i Gjirokastrës.
  4. Co-author. March 2024. Publication of the book "Rediscover the north of Albania portrayed by foreign authors of the XVIII-XXI century".
  5. Bashkëautore. “Potencialet ekonomike të rajoneve ndërkufitare të Shkodrës dhe të zonave shqiptare në Mal të Zi”. Studime Gjeografike, nr. 23. 2024. Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës.