• Ankesa

Dr. Dritan Rustja

dritan.rustja@unishk.edu.al

Dr. Dritan Rustja është pedagog pranë departamentit të Gjeografisë, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 2005 dhe mban gradën doktor i shkencave që prej vitit 2014.

Ai ka eksperiencë 25 vjeçare në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e Gjeografisë dhe është titullar në lëndët Gjeografi Fizike e Përgjithshme, Gjeografi e Zbatuar, Menaxhimi i Rrisqeve Natyrore dhe Trashëgimi Natyrore. Lidhur ngushtë më këtë, interesat e tij kërkimore përfshijnë Gjeografinë Fizike dhe të Zbatuar, Rrisqet Natyrore dhe Ndryshimet Klimatike, Ekonominë Blu, si dhe Urbanizimin dhe Zonat Rurale.

Në vitin 2009, Dr. Rustja u vlerësua me bursën prestigjioze Junior Faculty Development Program (JFDP) në SHBA, ku ndoqi kurse, mbajti leksione dhe fitoi përvojë të vlefshme në Universitetin Towson (Maryland) gjatë një periudhe pesëmujore.

Ai ka marrë pjesë në shumë seminare, punëtori dhe konferenca, si dhe ka botuar disa artikuj shkencor në revista të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare.

Mban postin e zëvendës dekanit të FSHSH-së që nga Tetori 2024.

Publikimet kryesore:

  1. “Hyrje në Gjeografinë Fizike I”, tekst mësimor, Fiorentia, Shkodër, Shtator 2015, bashkëautor me prof. dr. Mahir Hoti
  2. "Proceset migruese dhe zhvillimi i zonave peri-urbane në Shqipëri gjatë periudhës post-socialiste: rasti i qytetit të Shkodrës", në librin e edituar nga S. Kordel, T. Weidinger dhe I. Jelen në v. 2018: "Proceset migruese ne Europën rurale: gjendja aktuale dhe strategjitë e zhvillimit", botim i Cambridge Scholars Publishing, Newcastle upon Tyne, ISBN: 978-1-5275-0676-3, autor
  3. “Infrastruktura si faktor zhvillimi aktual dhe perspektiv në njësinë administrative Rrethinat – Shkodër”, Buletin Shkencor, Seria e Shkencave Shoqërore, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, nr. 69, 2019