• Ankesa

Prof.Asoc. Dr. Fatbardha OSMANAGA

fatbardha.osmanaga@unishk.edu.al

Prof. As. Dr. Fatbardha Osmanaga është pedagoge në departamentin e Psikologjisë dhe Punës sociale, Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 1994 si pedagoge me kohë të pjesshme dhe në vitin 1998 e në vazhdim si pedagoge me kohë të plotë. Nga viti 2018 e në vazhdim është pedagoge me kohë të pjesshme në Universitetin e Podgoricës, Fakulteti i Filozofisë, Mali i Zi, në programin e studimit të Mësuesisë në Gjuhën Shqipe. Zotëron Diplomën “Mësues i Ciklit të Ulët”, marrë pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në vitin 1992; Master me drejtim Këshillim Psikologjik, marrë pranë Universitetit të Tiranës në vitin 2003 dhe Diplomë e nivelit të parë në ”Punonjës Social” marrë pranë Universitetit të Elbasanit, Sistemi Kohë e pjesshme, në vitin 2007. Ka fituar gradën “Doktor në Psikologji” në vitin 2013 dhe në vitin 2016 ka marrë titullin “Profesor i Asociuar” pranë Universitetit të Tiranës.  Ajo ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e sjelljes anormale dhe të edukimit gjithëpërfshirës dhe është titullare në lëndët Psikologji anormale, Edukim gjithëpërfshirës, Psikopatologji. Ka marrë pjesë në projekte shkencore, konferenca, workshope, publikime kombëtare e ndërkombëtare dhe trajnime të ndryshme në rolin e trajnueses, si dhe është anëtare e bordeve organizative e shkencore në revista dhe konferenca shkencore. Ka mbajtur postin e përgjegjëses së departamentit në vitet 2012-2016, postin e zv.dekanes në vitet 2018-2024, anëtare e Këshillit të Etikës në vitet 2016-2021, bashkautore e Manualit të Cilësisë në USH në vitin 2022, anëtare e grupit të punës për përafrimin e përmbajtjes së programeve të studimit në fushën e mësuesisë të institucioneve të arsimit të lartë në vitin 2018, kryetare e Komisionit për garantimin e standardeve të cilësisë në USH dhe programeve të studimit në vitet 2021-2025. Nga viti 2020 e në vazhdim është anëtare e Bordit Shkencor të Buletinit të Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi", Seria e Shkencave të Edukimit, si dhe sekretare e Senatit akademik. Fushat e saj të interesit dhe kërkimit shkencor kanë të bëjnë me çështje të lidhura me sjelljen anormale, gjithëpërfshirjen, etj. Ajo është anëtare e Urdhrit të Psikologut të Shqipërisë, anëtare e Institutit Grek për Edukimin dhe Kërkimin (ATINER) dhe anëtare e Bordit për Diversitetin Kulturor dhe Etnik të Federatës Evropiane të Shoqatave të Psikologëve (EFPA).