• Ankesa

Prof. as. dr. Visar DIZDARI

visar.dizdari@unishk.edu.al

Visar Dizdari është pedagog efektiv në Departamentin Psikologji – Punë sociale, Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, që prej vitit 2007. Ka kryer studimet universitare për Sociologji pranë Universitetit të Tiranës. Studimet pas-universitare i ka vazhduar në Universitetin e Firences (Itali), ku ka marrë gradën shkencore Doktor në Metodologjinë e shkencave sociale. Ai jep mësim në fushën e sociologjisë dhe metodologjisë së shkencave sociale dhe është titullar në lëndën Metodat e kërkimit shkencor. Në fushën e metodave të kërkimit social ka edhe kontribute në tekste universitare. Interesat e tij kërkimore përfshijnë që nga çështet teorike të sociologjisë dhe të metodologjisë së kërkimit social, të politikave dhe shërbimeve sociale, si dhe të problemeve sociale aktuale të shoqërisë shqiptare. Mbi këto çështje ka mbajtur kumtesa në konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare dhe ka botuar artikuj në revista të vendit dhe të huaja.  Përvoja e tij e punës dhe ekspertiza përfshin drejtimin e disa projekteve shkencore e të zhvillimit të financuara në kuadët të programeve evropiane si dhe atyre kombëtare. Ka mbajtur postin e Përgjegjësit të Departamentit Psikologji – Punë sociale në vitet 2016 – 2024 dhe është anëtar i Senatit akademik të USH nga viti 2020.