Elidjon Cami është asistent lektor në Departamentin e Psikologjisë dhe Punës Sociale, Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku ushtron veprimtarinë akademike që prej vitit 2011. Aktualisht është asistent lektor me kohë të plotë dhe doktorant në Shkenca Sociale pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Eksperienca e tij akademike përfshin mësimdhënie në programet Bachelor në Punë Sociale dhe Psikologji, në lëndë si Puna Sociale me Grupet dhe Komunitetin, Probleme Sociale dhe Studime Gjinore. Ka përvojë të gjerë profesionale në sektorin publik dhe privat, veçanërisht në menaxhimin e projekteve sociale, shërbimet psikosociale, punën me komunitetin dhe kërkimin social. Interesat e tij kërkimore fokusohen në shërbimet psikosociale në shkollë, sjelljet e rrezikshme tek adoleshentët, politikat sociale dhe përfshirjen e grupeve vulnerabël.