Dr.Jonida Lesha është Doktore në Psikologji nga Universiteti i Tiranës. Ajo ka përfunduar Masterin e Shkencave në Psikologji Shkollore dhe Organizative në Universitetin e Tiranës dhe studimet Bachelor në Psikologji në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Aktualisht, është lektore me kohë të plotë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, pranë Departamentit të Psikologjisë dhe Punës Sociale. Mësimdhënia e saj përqendrohet në psikologjinë organizative, testimin dhe vlerësimin psikologjik.
Fusha e saj kryesore e kërkimit është psikologjia organizative, me fokus në shëndetin mendor në punë, mirëqenien organizative, vlerësimin psikologjik, komunikimin ndërkulturor dhe politikat institucionale të mbështetjes së individit në organizata. Ajo është koordinatore dhe anëtare e projekteve kërkimore kombëtare të financuara nga AKKSHI dhe projekteve ndërkombëtare READ, si dhe autore dhe bashkautore e studimeve kërkimore dhe raporteve për institucione kombëtare dhe ndërkombëtare. Dr. Lesha ka përvojë profesionale si psikologe pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ne shoqata me baze kombetare dhe nderkombetare. Ajo kontribuon gjithashtu si eksperte e jashtme për Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ajo është aktualisht trajnere pranë Qendrës për Lidership Shkollor të Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe është e angazhuar në rrjete kërkimore evropiane COST Action mbi shëndetin mendor digjital të të rinjve dhe ndikimet e ndryshimeve klimatike në shëndetin mendor. Ka ndjekur trajnime dhe mobilitete akademike ndërkombëtare, përfshirë Universitetin e Varshavës, Universitetin e Messinës etj.