• Ankesa

Dr. Bujanë TOPALLI

bujane.topalli@unishk.edu.al

Dr. Bujanë Topalli është pedagoge në Departamentin e Psikologjisë – Punës Sociale, Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ajo është doktore në Punë Sociale, titull i fituar në vitin 2018 në Universitetin e Tiranës. Studimet Master Shkencor në Organizim Komunitar i ka përfunduar në vitin 2010 në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, ndërsa studimet Bachelor në Punë Sociale i ka realizuar në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ka marrë pjesë dhe ka kontribuar si pedagoge në disa projekte Erasmus, si dhe ka realizuar eksperienca studentore dhe akademike pranë universiteteve Vassa (Finlandë), Bologna dhe Firence (Itali), si dhe Complutense Madrid (Spanjë). Që prej vitit 2008 është e angazhuar në shoqërinë civile, me kontribute në hartimin, shkrimin dhe zbatimin e projekteve sociale, të fokusuara në forcimin e shërbimeve sociale komunitare. Është autore e disa studimeve të publikuara në revista dhe konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Interesat e saj kërkimore përfshijnë zhvillimet në fushën e politikave sociale dhe zbatueshmërisë së shërbimeve sociale.