• Ankesa

Dr. Adelina KAKIJA

adelina.kakija@unishk.edu.al

Doktore e Shkencave në Psikologji, diplomuar pranë Universitetit Europian të Tiranës; Master i Shkencave në Psikologji (2013) dhe Bachelor në Psikologji (2011); Studimet e para universitare i ka përfunduar në vitin 1992 në degën Mësuesi “Cikël i Ulët”. Autore dhe bashkautore e teksteve shkollore dhe universitare, ndër të cilat Psikologjia e Shëndetit, Psikologjia Ligjore, si dhe tekstet Psikologjia 11 dhe 12 për arsimin e mesëm në Shqipëri dhe Kosovë. Autore e artikujve shkencorë të botuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare dhe referuese në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit. Anëtare e Urdhrit të Psikologut të Republikës së Shqipërisë dhe hartuese programesh studimi për ciklin Bachelor dhe Master. Fushat kryesore të interesit përfshijnë psikologjinë e shëndetit dhe psikologjinë ligjore. Aktualisht është lektore pranë Departamentit të Psikologjisë dhe Punës Sociale në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku kontribuon në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe zhvillim akademik.