• Ankesa

Msc. Andi HILA

andi.hila@unishk.edu.al

Ka studiuar në Akademinë e Arteve të Tiranës (1988-1992). Eshtë specializuar  në fushën e psikoanalizës së vizatimit: Centro Psicologia Integrata, Centro Terapie Psicologiche Naturali, Milano. Pedagog i ftuar në Universitetin e Malit të Zi. Eshtë anëtar i organizatave: Union of Albanian Artists and Artisans, Balkan Art, Académie Européenne des Arts, Artists Sans Frontières, Institute d’Art Profondiste. Ekspozita personale: FAB, Tiranë; Tulla Art Center, Tiranë; Galeria e Arteve Shkodër; Torchio d’Arte “La Stela” Itali. Pjesëmarres në Bienalen e Vizatimit Osten, Bienalen e Artit të Firences, Imago Mundi, Izmir Contemporary Art Biennale, në Galerinë Kombëtare Tiranë, Itali, Belgjikë, Francë, Kosovë, Rumani, Serbi etj. Eshtë vlerësuar: Çmimi i Parë në Salonin e Vjeshtës, Shkodër; Çmimi i Tretë në Bienalen e Gjenovës; Çmimi i Parë “Caterina de Medici”, Firence; si dhe Medalja e Artë Kombëtare në Salonin e 37-të Ndërkombëtar të Artit , Belgjikë. Ai është autor i disa veprave monumentale në Shqipëri, Itali.

Publikimet kryesore:

  1. Konferencën Ndërkombëtare mbi Artet dhe Edukimin ICAE 2025, të organizuar nga Universiteti i Arteve në datat 11-12 Qershor 2025 Andi Hila “Education through the museum, programming deficiencies in schools and the good example of the “Marubi” National Museum in this regard”
  2. Children’s Drawings as an Expression of Cognitive Development: A Case Study with Kindergarten Children in Shkodra, Buletini i Shkencave Shoqërore, 2016 (bashkautor).
  3. The Human Figure in Children’s Drawings Aged 3–7 Years, Konferenca Ndërkombëtare ICRAE 2014, Shkodër.
  4. Possibilities Offered by Children’s Drawing in Recognizing Maturity and Development, Konferenca Ndërkombëtare ICRAE 2013, Shkodër.
  5. Some Elements That Influence and Condition Visual Perception, Buletini i Shkencave Shoqërore, viti XXXIII (53), 2003, fq. 77–88.