• Ankesa

Dr. Rina Muka

rina.muka@unishk.edu.al

Rina Muka është pedagoge në Departamentin e Mësuesisë, Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, që prej vitit 2013. Ajo ka përvojë të gjerë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e edukimit dhe është titullare e lëndëve: Teknologji në Edukim, Edukim Qytetar Demokratik dhe Didaktikë si dhe Teknologji Mbështetëse në Aftësinë e Kufizuar. Ka marrë pjesë në projekte shkencore, konferenca dhe ka realizuar publikime kombëtare dhe ndërkombëtare. Interesat e saj kërkimore përfshijnë edukimin gjithëpërfshirës, pedagogjinë bashkëkohore dhe integrimin e teknologjisë në procesin mësimor. Ajo ka eksperiencë të konsoliduar në zhvillimin e materialeve didaktike, trajnimin e mësuesve, si dhe në promovimin e praktikave inovative në arsimin parauniversitar dhe universitar.

Publikimet kryesore: 

  1. “An overview of high school student’s self-esteem in relation to parent and peer attachment”, Cypriot Journal of Educational Sciences (CJES), 2022.
  2. “First time contact and use of the ICT tools by children at home (Shkodra’s case)” International Ankara Congress on Scientific Research VI, 2022.
  3.  “Mothers’ perspective about the behaviour of Children with Autistic Disorder” Journal of Environmental Protection and Ecology Public Health-Environmental Medicine, 2019
  4. “A reflection on the language used in the ICT Books of the Elementary Classes” 3rd International Conference “The Power of Language, 2019
  5. "ICT use in Elementary Schools and the Future Teachers Perception” 6th International Conference on Humanities and Social Sciences, ICHSS 2016.