• Ankesa

Dr. Megi Vjerdha

megi.shllaku@unishk.edu.al

Megi Vjerdha është pedagoge në Departamentin e Mësuesisë, Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 2021. Ajo është gjithashtu psikologe klinike dhe e komunitetit, me ekspertizë të thelluar në edukimin gjithëpërfshirës dhe menaxhimin e emocioneve te fëmijët me Çrregullim të Spektrit Autik. Ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e psiko-pedagogjisë speciale dhe është titullare në lëndët: Hartimi dhe Zbatimi i Planit PEI, Pedagogji e Arsimit Special dhe Hyrje në Psikologji. Ka përfunduar studimet doktorale në Universiteti Papnor Salezian, me fokus në avancimin e praktikave inovative dhe ndërdisiplinore në psikologjinë e zhvillimit dhe edukimin special. Interesat e saj kërkimore përfshijnë pedagogjinë speciale, lidhjen mes diagnozave dhe emocioneve, marrëdhënien prind-fëmijë, dhe rolin e mësuesit special. Ajo ka eksperiencë direkte terapeutike dhe përvoja ndërkombëtare në Itali dhe Poloni. Ka publikuar artikuj shkencorë në revista me impakt dhe ka prezantuar në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Publikimet kryesore:

  1. 2025 Memory Acquisition in French vs. Albanian among High-IQ Autistic Children (Ages 9–15) in Albanian Schools: A Cognitive-Linguistic Study,  Vol. 71 No. 5 (2025): Knowledge
  2. 2022 Referim në Konferencën Ndërkombëtare: “New Perspectives On Global Education, Research And Innovavation” me temë: “Autism Savant And Polyglotism, A Case Study”.
  3. 2022 Artikull shkencor në Revistën me faktor impakti renditur me Scopus “Elementary Education” me temë “Explorative Research of Psycho-Pedagogical Challenges in Inclusive Education, through the Perspective of Support Teachers in Albania”