Dr. Arlinda Hallunovi Ymeri ka përfunduar studimet e larta në programin Bachelor në Psikologji në vitin 2008, në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ajo ka përfunduar studimet Master Shkencor në Psikologji Shkollore dhe Organizative në Universitetin e Shkencave Sociale në Tiranë në vitin 2010, ku në vitin 2021 ka marrë edhe gradën Doktor i Shkencave në Psikologji. Ajo është lektore që prej vitit 2011 në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit. Dr. Arlinda Hallunovi Ymeri është psikologe me mbi 10 vite përvojë në sistemin e shëndetësisë në vlerësim dhe ndërhyrje psikologjike. Që nga viti 2008 ka asistuar si eksperte psikologe në sistemin e drejtësisë, duke kontribuar në vlerësime profesionale për çështje gjyqësore. Ajo zotëron ekspertizë në trajtimin e traumës. Profili i saj profesional karakterizohet nga përvojë e konsoliduar ndërinstitucionale. Aktualisht, ajo ushtron detyrën si Zëvendësdekane në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, Universiteti “Luigj Gurakuqi”.
Publikimet kryesore:
- “Aserc 3rd Internacional Conference on Health, Engineering, Architecture and Mathematics” Istanbul, to be held in Istanbul, during Nov 14-16, 2025, ISBN:978-625-5694-51-5. https://www.researchgate.net/publication/398611891_A_Study_on_the_Aëareness_of_Patients_and_Healthcare_Professionals_about_Remote_Healthcare_Service_Provision
- “Health Implications of Bilingual and Technological Exposure in Early Childhood: A Focus on Speech Development”.
- Shkodra Internacional Economic Conference- Shkodra IEC 2025, me punimin “The Role of Universities in Local Development: The Case Of Albania”. https://unishk.edu.al/kerkimi-shkencor/konferenca/shkodra-iec2025, ISSN number 2411-4960. shkodraiec2025@unishk.edu.al
- Techniques and Supportive Tools in Psychoeducation, 4th Internacional Paris Congress on Medical & Health Sciences, December 18-21, 2025 / Paris, France. ISBN: 979-8-89695-298-5, https://www.iksadparis.org/books