PhD(c), Erjon Peqini, është pedagog në Departamentin e Edukimit Fizik dhe Sporteve, Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, që prej vitit 2021. Veprimtaria e tij akademike dhe kërkimore fokusohet në shkencat e aktivitetit fizik, sportit dhe shëndetit, me theks në zhvillimin motorik në moshën shkollore, koordinimin sensomotor, profilin antropometrik dhe promovimin e mirëqenies fizike përmes edukimit shëndetësor. Ai është titullar i lëndëve Fitnes, Gjimnastikë Korrektonjëse, Koncepti i Mirëqenies Fizike dhe Edukimi Shëndetësor, Testimi në Aktivitetin Fizik, Edukim Fizik dhe Sport, si dhe Sporte Dimërore dhe Ujore. Aktiviteti i tij kërkimor përfshin analiza empirike mbi aftësitë koordinative, parametrat antropometrikë dhe ndikimin e ndërhyrjeve të strukturuara në përmirësimin e performancës motorike tek fëmijët. Punimet e tij kontribuojnë në literaturën e fushës së edukimit fizik dhe shkencave të lëvizjes, duke ofruar evidencë mbi lidhjen ndërmjet aktivitetit fizik, zhvillimit funksional dhe shëndetit. Ka prezantuar punime në konferenca ndërkombëtare dhe është i përfshirë në projekte kërkimore me fokus ndërdisiplinor.
Publikime në Revista Shkencore:
- https://sssj.kineticeditorial.com/index.php/sssj/index
- https://sssj.kineticeditorial.com/index.php/sssj/index
- https://orcid.org/0009-0007-7330-0118)
Prezantime në Konferenca Ndërkombëtare (2025):
- Review of Literature on Sensory-Perceptual Abilities in Children with Special Importance for This Age Group. UMTEB-XVII International Scientific Research Congress, Prage 4-6 Maj 2025. (Botuar në proceedings).
- The Level of Eye-Hand Coordination Skills in Children of Primary School Age (8-9 Years Old). 12th International Paris Congress on Social Sciences & Humanities, 4-8 Gusht 2025. (Botuar në proceedings).
- Anthropometric Profile of 8-9-Year-Old Children in Shkodër, Albania: Gender Differences and BMI Categorization. 12th International New York Conference on Evolving Trends in Interdisciplinary Research & Practices, 21-24 Gusht 2025. (Botuar në proceedings)
Projekte:
- Projekti ndërkombëtar SHAPE