Arbana Bekteshi është pedagoge në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, me një përvojë prej më shumë se katër dekadash në fushën e arsimit, Edukimit Fizik dhe Sporteve. Veprimtaria e saj profesionale ndërthur përvojën akademike, pedagogjike dhe sportive, si dhe angazhimin në përgatitjen e sportistëve dhe zhvillimin e praktikave bashkëkohore në edukimin fizik. Ajo ka përfunduar studimet në Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi”, Tiranë, gjatë viteve 1986–1992. Në vitet 2010–2012 ka përfunduar studimet Master Shkencor në “Psikologji Shkollore” në Universitetin Europian të Tiranës. Në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është angazhuar fillimisht si pedagoge e jashtme, gjatë viteve 1995–1999, dhe prej vitit 1999 vijon veprimtarinë si pedagoge e brendshme. Gjatë viteve 2000–2010 ka ushtruar funksionin e trajneres së atletikës me ekipet e të rejave të Vllaznisë, si dhe me ekipin kombëtar. Prej vitit 2010 është angazhuar si përgatitëse atletike e ekipeve të futbollit të Akademisë “Vllaznia”.
Fushat e saj të ekspertizës përfshijnë Edukimin Fizik dhe Sportet, atletikën, përgatitjen fizike dhe trajnimin sportiv, si dhe Psikologjinë Shkollore. Interesat e saj kërkimore përfshijnë edukimin gjithëpërfshirës dhe aplikimin e pedagogjisë bashkëkohore në fushën e Edukimit Fizik dhe Sporteve. Ajo ka marrë pjesë në projekte shkencore dhe konferenca akademike, si dhe është angazhuar në veprimtari botuese dhe zhvillimin e materialeve didaktike për mësimdhënien në arsimin parauniversitar dhe universitar dhe në fushën e trajnimit sportiv. Në veprimtarinë e saj akademike, ajo ka mbuluar lëndë si Atletikë, Menaxhim dhe Marketing Sporti, Sociologji Sporti, Aerobi dhe Psikologji Zhvillimore. Karriera e saj sportive është karakterizuar nga rezultate të larta në atletikë, përfshirë tituj kombëtarë, rekorde kombëtare dhe angazhimin si trajnere e ekipit kombëtar.
Për kontributin e saj në sport dhe në zhvillimin e atletikës shqiptare, është vlerësuar me disa tituj dhe dekorata, ndër të cilat:
- “Mjeshtre Sporti”, në vitin 1989;
- Medalja “Naim Frashëri”, në vitin 1989, për kontributin dhe rezultatet në sportin e atletikës;
- Përfshirja në vlerësimin “10 sportistet më të mira të shekullit”, në vitin 2000, nga Klubi Sportiv “Vllaznia”;
- “Medalje e Artë” / “Mjeshtre e Merituar e Sportit”, në vitin 2003;
- “Mirënjohja e Qytetit”, akorduar nga Këshilli Bashkiak Shkodër në vitin 2009, për kontributin në sportin e atletikës dhe promovimin e vlerave sportive tek brezi i ri;
- “Nderi i Atletikës Shqiptare”, në vitin 2013, nga Federata Shqiptare e Atletikës, për kontributin shumëvjeçar në zhvillimin e atletikës shqiptare;
- “Mjeshtër i Madh”, në vitin 2019, nga Presidenti i Republikës, për kontributin e shquar dhe rezultatet sportive.
Publikimet kryesore:
1. Titulli referimit “Using strength training exercises to develop the strength and power quality for the increase of the protection efficiency in voleyball”.
2nd- INTERNATIONAL SCIENTIFIC CONFERENCE ON TECHNICAL MEDICAL SCIENCES Research and Education in Medical Sciences (ICREMS) 1 - 2 JUNE 2018
Autoret: Artan Kalaja1, Arbana Bekteshi1
Oral presantation, Abstract. Proceedings: ISBN : 878-9928-191-99-1.
2. Titulli referimit “Obesity studs with students aged 6-18 years old in the city of Shkodra”.
2nd- INTERNATIONAL SCIENTIFIC CONFERENCE ON TECHNICAL MEDICAL SCIENCES Research and Education in Medical Sciences (ICREMS) 1
- 2 JUNE 2018
Autoret:Arbana Bekteshi1 , Artan Kalaja1
3. Oral presantation, Abstract. Proceedings: ISBN : 878-9928-191-99-1.
-6 Prill 2019
Konferenca Shkencore Nderkombetare “Roli i shkolles dhe prespektiva si qender komunitare”
Titulli i referimit “Pedagogjia sportive dhe kineziologjia”
Buletini shkencor i Universitetit “ L.Gurakuqi”2011.Tema: ” Arti i te edukuarit dhe pedagogjia e sotme”, 2012 Tema: “ Aspektet psikologjike dhe sociologjike ne sport”, 2013 Tema: “ Perfitimet e aktivitetit fizik tek femijet”, 2014 Tema: “ Ndryshimet gjinore te femres ne psikopatologjine spotive”, 2015 Tema: “ Aktiviteti fizik, ushtrimet, depresioni dhe çrregullimet e ankthit”
Autoret: Arbana Bekteshi, Albert Karriqi, Artan Kalaja
Projekti: kombetar “Per kerkimin fondamental dhe ekselent” dhjetor 2011
Pozicioni: anetare
Financuesi: Ministria e Arsimit dhe Shkences,
Periudha: dhjetor 2011
Projekti: kombetar “Universiada”
Project Leader: Mash
Pozicioni: anetare
Financuesi: Universitetet pjesmarrese,
Periudha: nentor 2012
Projekti: kombetar “Universiada”
Project Leader: Mash
Pozicioni: anetare
Financuesi: Universitetet pjesmarrese,
Periudha: qershor 2013
Projekti: kombetar “Universiada”
Project Leader: Mash
Pozicioni: anetare
Financuesi: Universitetet pjesmarrese,
Periudha: 2014
Projekte të fituara
1-Project: Univesity Sports Games – ACEU 2011. Novi sad 18-21st August 2011 Serbi Position: Pjesmarres
Project Leader: University of Bolonja.
Project Partner: University of novi Sad, University of Belgrade, University of Shkodra, University of Rumania, University of Sopje, University of Zagreb . University of prishtina
Periudha : 18-21 gusht 2011
Rezultati( botime ,konferenca) : takime ne disiplina kompetitive sportive ne basketboll, volejboll,minifutbool, atletik, tenis
2-Project: Universiada mbareshqiptare. Prishtine 2011.
Position: Pjesmarres
Project Leader: University of Prishtina.
Project Partner: Universiti i Shkodres, Universiti i Gjirokastres, Universiti i Tetoves, Universiti i Elbasanit, Universiti i Tiranes.
Periudha : 28.09-02.10 2011
Rezultati( botime ,konferenca) : takime ne disiplina kompetitive sportive ne basketboll, volejboll,minifutbool, atletik,ping pong , shah.
3- Projec: Tempus “ Speed”
Position: Pjesmarres
Project Leader: University of Roma “ Foro Italico”
Project Partner: University of novi Sad, University of Belgrade, University of Shkodra,
University of Roma “ Foro Italico”, University of prishtina
Periudha : 2013-2016