Dr. Gjulio Zefi, ka përfunduar studimet në Universitetin e Sporteve, Tiranë, në vitin 1986. Gjatë periudhës 1986–2009, ka ushtruar detyrën e mësuesit të Edukimit Fizik në shkolla të niveleve të ndryshme në Shkodër. Prej vitit 2009 e në vazhdim, është pjesë e stafit akademik të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, ku ushtron detyrën e lektorit në fushën e Shkencave të Lëvizjes. Në nëntor të vitit 2018, ka marrë gradën shkencore “Doktor” në Shkencat Sportive pranë Universitetit të Sporteve, Tiranë, në fushën e trainingut, me temën e disertacionit: “Efektet e stërvitjes funksionale në subjektet e moshës së rritur mbi 55 vjeç”. Gjatë periudhës 2020–2024, ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve, pranë Fakultetit të Shkencave të Edukimit.
Prej vitit 2023, është Koordinator i projektit “Filippide”, i cili fokusohet në trajtimin dhe përfshirjen e fëmijëve me aftësi të veçanta përmes aktiviteteve sportive dhe edukimit fizik. Prej vitit 2024, është anëtar i Bordit Drejtues të EIM (Exercise is Medicine) Albania. Gjithashtu, ka qenë dhe vijon të jetë anëtar i komisioneve të ndryshme institucionale në nivele të ndryshme. Ka një eksperiencë të gjerë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e Shkencave të Lëvizjes dhe është titullar i lëndëve Teori Atletike, Sjellje Motore, Training dhe Metodikë. Fushat e tij kryesore të interesit kërkimor përfshijnë trainingun dhe fitnesin për moshën e tretë, me fokus në promovimin e aktivitetit fizik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës përmes ushtrimit fizik. Gjatë karrierës akademike, ka marrë pjesë në projekte shkencore, konferenca dhe aktivitete akademike, si dhe ka kontribuar përmes publikimeve shkencore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Publikimet kryesore:
- “MOTOR AND RECREATIONAL ACTIVITY FOR THE ELDERLY” in the International Conference in Sport Science (ICSS 2017), Tirane,Albania. 4-6 /11/2017.
- “REGULAR PHYSICAL ACTIVITY SLOWS DOWN AGING” European Journal of Education and Applied PsychologyScientific journal (ISSN 2310-5704) № 1, fq.68,2018
- “THE EFFECT OF FUNCTIONAL TRAINING IN PRESERVING PHYSICAL AND MENTAL FITNESS”Gjulio Zefi, «2nd International Congress on Social Sciences and Humanities». Proceedings of the Conference (April 02, 2018). Premier Publishing s.r.o. Vancouver. 2018. 134 p.ISBN–13 978-3-903197-90-9ISBN–10 3-903197-90-4.
- “PHYSICAL ACTIVITY AGAINST ALL FORMS OF AGING”, Gjulio Zefi, «3rd International conference on Eurasian scientific development». Proceedings of the Conference (March 02, 2018). Premier Publishing s.r.o. Vienna. 82 p. (ISBN–13 978-3-903197-86-2ISBN–10 3-903197-86-6), fq.29, 2018
- “The impact of the pandemic period on the psycho-physical and health imbalance in humans”. 7th International Balkan Conference in Sport Sciences,18-19 May, 2022, Tetove, fq.115, ISBN: 978-608-217-101-2
- “MËNYRAT E KOMUNIKIMIT NË SPORT” Seminarin Shkencor “All around soccer” në bashkëpunim me Federatën Shqiptare Të Futbollit,17.01.2022, Shkoder.
- “THE IMPACT OF FUNCTIONAL EXERCISES ON WEIGHT REGULATION AND FITNESS MAINTENANCE IN OLDER ADULTS” Sport and Health, Vol.10 No.21-22 fq.66-72, 7th International Balkan Conference in Sport Sciences, 17-19 May, 2023, Tetove,
- "Involvement of Technological innovation in sports” Konference nderkombetare,Valmira, mars 2023