Dr.Artan Kalaja, është pedagog pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, me një përvojë të gjatë në fushën e edukimit fizik, sportit, mësimdhënies universitare dhe trajnerisë së volejbollit. Përvoja e tij profesionale ndërthur mësimdhënien, kërkimin shkencor dhe angazhimin në zhvillimin e sportit në nivel kombëtar. Në vitin 2016 ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor i Shkencave”. Prej vitit 2008 e në vazhdim është pjesë e stafit akademik të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, ku angazhohet në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e edukimit fizik dhe sporteve. Ai ka një përvojë të gjatë si trajner volejbolli në nivele klubesh kombëtare.
Gjatë viteve 1986–1992 ka qenë trajner i ekipeve të të rinjve të Vllaznisë, ndërsa gjatë viteve 1992–1995 ka drejtuar ekipin e të rriturve të Vllaznisë. Në periudhën 2002–2016 ka ushtruar detyrën e trajnerit të ekipeve të të rinjve dhe të rriturve të Vllaznisë. Në nivel kombëtar, ka qenë trajner i ekipit kombëtar të para të rinjve në vitin 2003, trajner i ekipit kombëtar të të rinjve gjatë viteve 2004–2010, si dhe trajner i ekipit kombëtar të të rriturve në vitin 2016. Në vitin 2017 ka qenë trajner i ekipit kombëtar të të rinjve.
Gjatë karrierës së tij si trajner, ka kontribuar në arritjen e rezultateve të rëndësishme në kampionatet kombëtare të volejbollit, duke fituar tituj kampionë kombëtarë me ekipet e Vllaznisë në kategoritë e të rriturve, të rinjve dhe para të rinjve. Gjatë viteve 2000–2002 ka drejtuar aktivitetet sportive pranë shoqatës “Red Barnet”.
Është titullar i lëndëve:
- Volejboll – leksione dhe ushtrime;
- Metodika e Volejbollit – leksione dhe ushtrime;
- Orientim në Mësuesi dhe Edukim Shëndetësor;
- Sportet me Raketa.
Interesat e tij kërkimore përfshijnë edukimin gjithëpërfshirës dhe pedagogjinë bashkëkohore në fushën e edukimit fizik dhe sporteve, si dhe zhvillimin e metodologjive të stërvitjes dhe përmirësimin e performancës sportive.Ka marrë pjesë në projekte shkencore dhe konferenca kombëtare e ndërkombëtare dhe ka kontribuar përmes publikimeve shkencore në fushën e edukimit fizik dhe sportit.
Publikimet kryesore:
- Kalaja, A. Kraja, J. Zefi, GJ. Deda,N. Medja,V Viti 2013 Titulli referimit “Nutrition, health and sports performances in volleyball” 2 International Conference “Research And Education in Natural Sciences” Organized by Faculty of Natural Sciences, University of Shkodra “Luigj Gurakuqi” and Balkan Environmental Assocation (B.E.N.A) 15-16/11/2013, Poster presentation, Proceedings. vol. 2: ISBN: 978-9928-4135-5-0. Pg 487-492.
- Kalaja, A. Kraja, J. Pjetri, E. Pelinku,K. Viti 2013 Titulli referimit “The impact of sleep deprivation on the performance of services and passes to volleyball players”. 1International Conference “Research and Education “Challenges Towards The Future” ICRAE 2013. Shkoder 24-25 maj 2013. Poster presentation, Abstract. Proceedings: ISSN : 2308-0825.
- Kalaja, A. Kraja, J. Pjetri, E. Viti 2013 Titulli referimit “The speed and accuracy of passes to professional volleyball players under the effect of caffeine”. 1 International Conference Research and Education “Challenges Toëards The Future” ICRAE 2013 Shkoder 24-25 maj 2013. Oral presantation, Abstract. Proceedings: ISSN : 2308-0825.
- Kalaja, A. Kraja, J. Viti 2013, Titulli artikullit: “Efektet e kafeines ne performancen e sherbimeve tek volejbollistët”. Titulli revistës: Buletini Shkencor I Universitetit te Shkodrës, Shkencat e Edukimit ISSN 2221-6863 Shkodër 2013, Nr. 63, fq 287-292.
- Kalaja. A. Deda, N Kraja. J. Viti 2015 “The impact of sleep deprivation on the performance of services and passes to volleyball players”: European Scientific Journal (ESJ) ISSN: 1857 - 7881 (Print) ISSN: 1857 - 7431 (Online) Portugal. vol, 11, no. 14, fq. 106-111. ICV 2013= 8.25.
- KALAJA, A., SHABANI, Z., MUKA, R., International Journal of Ecosystems and Ecology Science (IJEES) Volume 8/1, 2018 “The level of knowledge, attıtudes about the physıcal actıvıty among students in Shkodra Region”, page 67-72; ISSN 2224-4980. (with Impact Factor)
Projekte të fituara:
1-Project: Univesity Sports Games – ACEU 2011. Novi sad 18-21st August 2011 Serbi Position: Pjesmarres
Project Leader: University of Bolonja.
Project Partner: University of novi Sad, University of Belgrade, University of Shkodra, University of Rumania, University of Sopje, University of Zagreb . University of prishtina
Periudha : 18-21 gusht 2011
Rezultati( botime ,konferenca) : takime ne disiplina kompetitive sportive ne basketboll, volejboll,minifutbool, atletik, tenis
2-Project: Universiada mbareshqiptare. Prishtine 2011.
Position: Pjesmarres
Project Leader: University of Prishtina.
Project Partner: Universiti i Shkodres, Universiti i Gjirokastres, Universiti i Tetoves, Universiti i Elbasanit, Universiti i Tiranes.
Periudha : 28.09-02.10 2011
Rezultati( botime ,konferenca) : takime ne disiplina kompetitive sportive ne basketboll, volejboll,minifutbool, atletik,ping pong , shah.
3- Project: Tempus “ Speed”
Position: Pjesmarres
Project Leader: University of Roma “ Foro Italico”
Project Partner: University of novi Sad, University of Belgrade, University of Shkodra,
University of Roma “ Foro Italico”, University of prishtina
Periudha : 2013-2016