• Ankesa

Prof. Dr. Dhurata Hoxha

dhurat.hoxha@unishk.edu.al

Dhurata  Hoxha është pedagoge në departamentin e Romanistikës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 1991.

Ajo ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e gjuhësisë dhe didaktikës së gjuhës frënge në Shqipëri, Francë, Rumani. Është titullare në lëndët: Hyrje në gjuhësi, Histori & variacione sociolinguistike të gjuhës frënge, Didaktikë e gjuhës frënge, Bazat e kërkimit shkencor. Ka marrë pjesë në ekspertizë projektesh ndërkombëtare pranë Agjencisë Universitare të Frankofonisë, në projekte shkencore, konferenca dhe publikime kombëtare e ndërkombëtare. Interesat e saj kërkimore përfshijnë : Aspektet socilolinguistike dhe ndërkulturore në mësimdhënien e gjuhës frënge, formimin e mësuesve të gjuhëve të huaja, gjuhët e huaja të aplikuara, komunikimin turistik.

Ajo ka mbajtur postin e përgjegjëses së departamenit të Romanistikës 2008-2012 dhe departamentit të Gjuhëve të Huaja 2000-2002. Ka qenë anëtare e Senatit akademik 2004-2012.

Ajo ka eksperiencë si drejtuese e Shoqatës Aleanca Franceze Shkodër që nga viti 2007 dhe përkthyese zyrtare e Ministrisë së Drejtësisë Shqipëri.

Medalje “Chevalier des Palmes Académiques” (Kavalier i Palmave akademike), nga Ministria Franceze e Arsimit dhe Kerkimit Shkencor.

Publikimet kryesore:

  1. HOXHA.Dh. (2023) “Former les futurs enseignants de français à enseigner avec la variation” in Synergie Europe nr 18 “Études francophones et européennes. Pour la compréhension linguistique, littéraire, humaine”, GERFLINT, Evreux,    France, ISSN : 1951-6088 : 2260-653X/ ISSN botimi on line : 2260-653X, fq 53-65. 
  2. HOXHA.Dh. (2023) “Former les étudiants futurs enseignants de fle à réexploiter et dépasser les représentations stéréotypées”, in “Stéréotypes et cliché”, Editura Universitaria, Craiova,  2022,  ISBN 978-606-14-1836-7, fq 367-375.
  3. PUKA.G, HOXHA. Dh. (2022) Penser le théâtre à l’université en vue de dynamiser l’enseignement, in Synergie Europe nr 17, GERFLINT, Evreux, France, ISSN : 1951-6088/ISSN botimi on line : 2260-653X, fq 199-208.
  4. HOXHA. Dh (2021) Le ciné-club en fonction de la promotion de la langue et de la culture française”, in “Des ciné-gouters aux séances pour les cinéphiles”, Presses universitaires du Septentrion, Villeneuve d’Ascq, France, ISBN 978-2-7574-3241-9, ISSN 1955-4893, fq179-186.
  5. HOXHA, Dh. (2019) “Les études en Philologie française en Albanie entre héritage et défis actuels”,  in Synergie Europe nr 14 : “Philologie française en Europe et Didactique de la langue-culture française : défis, dilogue, diversité”, GERFLINT, Sylvains-les-Moulins, France, ISSN : 1951-6088/ISSN botimi on line : 2260-653X, fq 23-30.

Projekte të fituara:

  1. Erasmus + MIC Albanie 2023-2026 (bashkë-kordinatore, me Fakultetin e Gjuhëve dhe Shkencave humane, Universiteti Haute-Alsace, Francë)
  2. Krijimi i një programi profesional në Gjuhë të huaja të aplikuara për turizmin, financuar nga Agjencia Universitare e Frankofonisë (drejtuese projekti, 2021-2023). 
  3. Krijimi i një platforme digjitale në gjuhë të huaja për promovimin e territorit, financuar nga Agjencia Universitare e Frankofonisë (anëtare, 2024-2025).